Lidhu me ne

Kioske

Historia e mrekullueshme e Dua Lipa në kopertinën e “Le Monde”

Dua Lipa “pushton” ballinën e revistës franceze “M le magazine du Monde" -  Albinfo

Ndoshta ajo është Madona e ditëve të sotme. Pikërisht për këtë gjendet në kopertinat e revistave më të mëdha të botës dhe hit paradet e dhjetra vendve. Kësaj radhe është revista e përjavshme që nxjer gazeteta prestigjoze franceze “Le monde” që i ka kushtuar kopertinën e saj, një artikull të gjatë dhe një set fotosh nga Theo WENNER, këngëtares shqiptare Dua Lipa. Lapsi.al e ka përkthyer këtë histori që flet shumë edhe për rrënjët shqipëtare të kësaj këngëtareje të angazhuar….

Pershtatur prej T. Çela i Lapsi.al nga shkrimi ne “M” i Aureliano TONET

Kur Dua Lipa u kthye nga ceremonia Grammy Awards, ajo e gjeti apartamentin e saj në Los Angeles të pushtuar nga ca “insekte” shumëngjyrëshe. Balona me helium, në formë tullumbacesh notonin nën tavan. Ishte i dashuri i saj, modeli Anëar Hadid, ai që organizoi festën surprizë, të paktën kështu të krijohet përshtypja po të shohësh romanin fotografik të postuar nga çifti në Instagram. E nominuar në gjashtë kategori, këngëtarja fitoi vetëm një çmim, atë të albumit më të mirë vokal të popit, në meshën më të madhe të industrisë muzikore, që u mbajt natën e 14 marsit në Kaliforni.

Shumë të tjerë do të kishin shfaqur zhgënjimin e tyre. Por në skenën e Staples Center si dhe më pas në rrjetet sociale, me Dua Lipën ndodhi e kundërta. Ajo e la të shpërthejë gëzimin e saj.

Një vit më parë, një tjetër lloj tjetër surprize e priste këngëtaren me origjinë nga Kosova. Kur u kthye nga pushimet, në shtëpi në Londër, ajo nuk pa tollumbale, por një përmbytje të keqe. Natyrisht ishte e pamundur të gjeje ndonjë hidraulik në kryeqytetin britanik në kulmin e pandemisë. Dua Lipës iu desh të lëvizë në një Airbnb. Por në të njëjtën kohë ajo u njoftua edhe për një përmbytje të dytë: ajo zbuloi se albumi i saj i dytë, “Future Nostalgia”, ishte piratuar në internet. Pasi kaloi shushatjen e fillimit, ajo vendosi ta afrojë me një javë prezantimin e albumit.
Në një kohë kur shumica e muzikantëve i shtynin gjithë projektet si rezultat i pasigurisë së krizës shëndetësore, ajo pati fat. Albumi do të tërhiqte një pjesë të mirë e rinisë së botës në kohën e pandemisë. Ndërsa “Nostalgjia…” po kap majat e hit paradave. Në TikTok, platformën që po bën namin me sukseset muzikore, « Dua Lipa dance challenge » është bërë sfida e kërcimtarëve të rinj të cilët performojnë nga kuzhina ose salloni i tyre me ritmet e “Don’t Start Noë ou Levitating”.

“Unë e nxora albumin ndonëse ishte kohë pandemie sepse më dukej sikur do t’i ndihmonte njerëzit të shpëtonin nga realiteti, sikurse më ndodhi edhe vetë mua kur e shkruajta atë ”, i tha ajo Le monde me telefon në 12 Mars, një ditë para ndarjes së Çmimeve Grammy.

Pastaj në shkrimin e saj të gjatë revista “M” tenton të shpjegojë rrethanat e suksesit të Dua Lipër përmes rrënjëve të saj shqiptare.

“Që nga Lufta e Dytë Botërore, vendi ynë nuk ka rreshtur së ndryshuari përcaktimin e vetvetes” thotë muzikanti kosovar Genc Salihu, 39 vjeç. Ekspozimi i ëndrrave tona për të gjithë botën është në ADN-në tonë. Duke bindur NATO-n për të na ndihmuar [kundër Serbisë në 1998], ne kuptuam se gjithçka ishte e mundshme. Ishte pak a shumë e njëjta gjë sikur basketbollisti Michael Jordan të qe bërë xhaxhai yne! Popullsia jonë është e re, ambicioze, e sigurt,
gjithnjë e më progresive. Në këtë betejë emancipuese Dua ka luajtur një rol kryesor. Ajo është burimi ynë më i madh i krenarisë ” thotë ai.

Në vitin 1992, prindërit këngëtares u përballën me okupimin e vendit të tyre nga serbët dhe Dua Lipa, ende studente, u nis për në mërgim. Në Kosovë, babai i tij synonte të bëhej dentist, nëna avokate. Pasi mbërritën në Londër, në zonën e diasporës kosovare në Camden Toën, ata jetuan me punë të çuditshme, para se të konvertoheshin në marketing dhe turizëmi. Në kohën e tij të lirë, Dukagjin, babai, luante rok, me disa miq. “Grupi i tij, Oda, ka qenë një nga ata më e rëndësishmit e viteve 1990, për ne kosovarët, thotë Genc Salihu.

Në vitin 2006, familja Lipa u kthye në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Dua Lipa ishte 11 vjeç, e fliste shqipen me një aksent të theksuar britanik dhe përjetoi gjallërinë e pavarësisë së shpallurnë vitin 2008. Megjithatë, dy vjet më vonë, ajo i kërkoi  prindërve të kthehen, vetëm, në Londrën e saj të lindjes, ku ajo filloi studimet për kanto dhe aktrim. Për këtë adhuruese të Princ, Blondie dhe Boëie, e cila tashmë ëndërron suksese në muzikë republika e vogël ballkanike nuk ofronte mundësi të mjaftueshme.
Pavarësisht se ishte vetëm 15 vjeç, prindërit e lanë Duan të shkonte. Ajo u zhvendos në një apartament të përbashkët me një nga njohurit e familjes. Aty filloi të postojë në internet provat e saj të para muzikore duke punuar njëkohësisht si kamariere dhe modele, me shpresën se do të arrinte të kishte kontaktet e duhura. Ato përfundimisht u materializuan, falë pjesmarrjes  nënjë reklame modeste.

Dhe ja ku është sot.
Dua Lipa ka 63 milion abonentë në profilin e tij në Instagram, plot 35 herë më shumë se numri i banorëve të Kosovës. “Si adoleshente, kam ëndërruar të shoh artistët e mi të preferuar të vijnë dhe të luajnë në Prishtinë, por kjo nuk ka ndodhur kurrë”,- rrëfehet këngëtarja. Pra, shumë njerëz e lidhin Kosovën me luftën. Por është një vend i cili zjen nga jeta, projektet. Unë doja ta vendosja në hartën e botës mënyrë pozitive».

Në vitin 2018, Dua Lipa krijoi një fondacion dhe një festival në Prishtinë bashkë me babanë e saj. Po ashtu si në albumet e divës, artistë vendas dhe ndërkombëtarë pranojnë të marrin pjesë me kënaqësi, nga Miley Cyrus te Calvin Harris. Stari natyrisht është vetë Dua. “Ajo është ambasadorja jonë më e mirë ”, thekson Shpend Ahmeti, kryebashkiakui i Prishtinës. Ai përmend yjet e estradës me origjinë kosovare ose shqiptare: këngëtaret Rita Ora, Era Istrefi, Bebe Rexha ose Ava Max, reperi Action Bronson. “Për sa i përket pop starëve për frymë ne zëmë vendin e parë në botë” krenohet kryebashkiaku.

Dua ambasadore vjen nga një vend ku popullsia është 95% myslimane. Kur disa shqetësohen për një përplasje civilizimesh, ajo kthehet me dashuri të madhe nga amerikani Anëar Hadid. Bir i një biznesmeni pasurish të paluajtshme palestinez dhe i një modeleje hollandeze, Anëar është gjithashtu vëllai i vogël i dy modeleve të momentit, Gigi dhe Bella Hadid,që nga ana e tyre janë afër Kardashianëve.

Megjithatë, është e ndaluar të flasësh për këtë mrëdhënie gjatë kësaj interviste. Menaxherët Ben Maëson dhe Ed Millett, të cilët kujdesen për Dua Lipën që prej kur ishte 17 vjeç, nuk pranojnë diskutimin e temave të ndjeshme. Duka ka një marëdhënie të veçantë me ata dhe i vlerëson shumë. Ishin pikërisht ata për të cilët u kujdes të falënderonte fillimisht, në Grammy Aëards. Në këtë univers të llogarive milionëshe, të dashurive dhe miqësive të vëna në skenë për të krijuar imazh, asgjë nuk i lihet rastësisë. Fjala më e vogël, imazh më  parëndësishëm, gjithçka kalon në filtra të fortë. Por njerzit e afërt me Duan tregojnë se ajo ka një marëdëni të distancuar me Islamin. “Dua u rrit në një familje akademikësh, jo shumë të dhënë pas fesë- thotë Genc Salihu-. Duhet thënë se gjatë regjimit komunist Jugosllav besimi nuk përbënte prioritet”. Këtëë trashëgimi laike e konfirmon edhe kryebashkiaku i Prishtinës: “Ne e përcaktojmë veten së pari si shqiptarë dhe Kosovarë dhe vëtëm më pas në funksion të fesë. Për më tepër, pozicionet politike të gjyshit të Duas, historianit Seit Lipa, janë pa ambiguitete. A e dini se në qytetin e Pejës, ai ishte shok me gjyshin e Rita Orës, regjisorin e skenës shqiptare, Besim Sahatçiu? “Në një portret të gjatë që i ka kushtuar e për dymuajshmja amerikane Rolling Stone, këngëtarja pranoi të rrëfehej për këtë figurë familjare, që drejtoi Institutin e historsë së Kosovës nga 1990 deri në 1995. “Gjatë okupimit, serbët kërkuan që [gjyshi im] të rishkruajë historinë. Ai refuzoi ta bëjë këtë dhe humbi punën e tij. Prandaj bindjet e mia përbëjnë një pjesë integrale e asaj që unë jam”. 

Në fakt, përkundër masave paraprake të menaxherëve të saj, të cilët e dinë se politika është një fushë e minuar për një yll të nivelit të këtyre përmasave, Dua Lipa arrin ti fshehë pak pozicionet e veta. Këto vitet e fundit, ajo ka folur kundër Brexit dhe racizmit, tregoi hapur mbështetjen për socialistin amerikan Bernie Sanders dhe çështjen Palestineze. “Ajo është një person shumë i autentik”, thotë këngëtarja Lolo Zouaï, duke peshuar fjalët e tij. Kjo amerikane me origjinë franko-algjeriane duhet të kishte marrë pjesën në turneun e Dua Lipa, para se ç’do gjë të anulohej për shkak të Covid-19. “Ne jemi në të njëjtën moshë, kemi punuar në lokale, kemi rrënjë të huaja. Eshtë pak a shumë e njëjta histori, ndonëse gjithçka shkoi shumë më shpejt për të” qesh  e dashamirësi Lolo Zouaï, e cila u njoh me këngëtaren në një lokal në New York.

Në janar 2020, për të festuar çmimin Grammy të fituar nga e ngjashmja e saj amerikane Lizzo, Dua Lipa mori pjesë në pritjen që ajo dha në një klub striptizmi në Los Anxhelos. Disa gojë të liga të virtytit e kritikuan atë. “Nëse jeni vërtet feministe, ju
duhet ti mbështesni gratë në të gjithë sektorët profesionalë-, u përgjigj ajo në Rolling Stone-. Ju duhet ti mbështesni punëtoret e seksit dhe të besoni se ato e kanë zgjedhur me vullnet të lirë këtë punë”.

Kështu ecën përpara mjeshtrja Lipa, as e maskuar dhe as e zhveshur plotësisht. Si në këngët e saj, si në shfaqet në media, ju do të shihni vetëm aq pjesë të intimitetit sa ajo dëshiron të zbulojë. “Unë kam ndjenjën e shkruara ime është tejet autobiografike, por, si çdo autor, edhe unë ndryshoj gjëra të vogla” tregon kjo vajzë e pasionuar pas letërsisë e cila thotë se është tronditur gjatë izolimit nga libri “Një jetë si të tjerët” ku shkrimtarja, Hanya Yanagihara rrëfen një përrallë tragjike e miqësive të prishura. “Të gjithë duhet të jenë në gjendje të gjejnë veten në këngët e mia. Unë përpiqem të jem gjithëpërfshirëse me aq sa mundem”.

E kërkuar nga markat më të mëdha (Evian, Puma, Saint Laurent, Adidas, etj.) të cilave ajo rregullisht u mishëron imazhin, këngëtarja nuk përjashton hedhjen një ditë në treg të markës së saj. Por tani për tani, ajo gjithashtu e lejon veten të joshet nga dizajnerë të vegjël. “Dua mund të vishej vetëm Versace, por ajo shpesh vendos bizhuteritë e mia. Për një shtëpi si imja, ende mjaft modeste, është si një dhuratë nga parajsa “, gëzohet Bea Bongiasca, 30 vjeç. Argjendaria e saj milaneze është mbuluar me trëndafila, si një kundërpeshë ndaj pandemisë. “Dua Lipa rrezaton një aureolë vetëbesimi dhe lumturi. Për shembull, ajo nuk është shumë e hollë, siç mund të ishte Kate Moss Vitet 1990. Në këto kohë të errëta, ajo është e çmuar ” thotë ajo.

Pershtatur nga e perjavshmja “M” e gazetes Le Monde, nga T. Çela per Lapsi.al

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore3 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook