Lidhu me ne

Kritike

Agron Shehaj: Të korruptuarit thonë se Shqipëria nuk bëhet

Agron Shehaj debat ndryshe me të rinjtë: Të korruptuarit thonë Shqipëria nuk bëhet

Kandidati i PD për qarkun e Tiranës, Agron Shehaj debatoi me studentët e universitetit Marin Marleti në një format ndryshe të njohur si “Më bind që jam gabim” (Prove me Wrong). Formati i debatit vendosi përballë studentëve kandidatin Agron Shehaj në pyetjen; A bëhet Shqipëria? Shehaj mbrojti besimin se Shqipëria bëhet ndërsa studentët sfiduan në debat kandidatin e PD.

Disa prej studentëve ngritën çështjen e punësimit si dhe meritokracisë.

“Po mbaroj shkollën dhe e kam të vështirë të gjej punë. Rrogat janë të ulëta. Ndaj e gjejmë veten për të jetuar jashtë dhe jo në Shqipëri”, tha një prej studenteve.

Një tjetër i ri ngriti çështjen e shitblerjes së votës dhe korrupsionit që fatkeqësisht mbetet shumë i përhapur. Për të treguar se janë të thyer shpirtërisht si të rinj, dhe se nuk e shohin si zgjidhje as rrugën e protestës, një prej studenteve, pjesmarrëse në protestat e para një viti tregoi me shembull konkret se shokët dhe shoqet e saj kërcënoheshin çdo ditë me faktin se prindërtit do ti largonin nga puna nëse ata do të vijonin të protestonin.

Shehaj tha se kjo sakrificë duhet marrë mbi supe dhe se gjithkush prej nesh duhet të sakrifikojë diçka nga vetja për të siguar baza më të forta të demokracisë e për të mose vënë në rrezik edhe të drejtën e protestës.

“Kur themi janë të gjithë hajdutë, të gjithë shqiptarët janë hajdutë?! Apo politikanët shqiptarë janë hajdutë ?! Nesë politikanët janë hajdutë por shqiptarët nuk janë, mjafton të marrim shqiptarët e ndershëm ti vëmë në pushtet dhe ja e bëmë Shqipërinë. Ndryshimi nga hiçi nuk vjen por do kurajo dhe sakrifica. Ky është një rrugëtim i gjatë që duhet bërë pak nga pak. Nëse ne presim që të shkojmë të votojmë dhe mund të zhgënjehemi nga një parti politike, nuk votojnë më dhe thonë se kemi zgjedhur rrugën e gabuar. Por unë jam i bindur se Shqipëria bëhet dhe për ta bërë Shqipërinë duhet të bëhemi të gjithë bashkë. Unë mendoj se shqiptarët ia dalin, në mënyrë individuale shqiptarët shkëlqejnë jo vetëm jashtë por edhe në Shqipëri, ndaj duhet të mësojmë të punojmë së bashku dhe të kemi besim tek njëri tjetri, të kemi besim se Shqipëria bëhet dhe duhet të kemi besim tek shqiptarët në radhë të parë”, tha Shehaj.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook