Lidhu me ne

Kryesore

Gazetari Bejdo Malo realizon by**lëpirjen më të thellë historike, për Erion Velinë



Më në fund ka ardhur edhe by**lëpirja më e paimagjinueshme, që kur ka lindur njerëzimi.

Këtë akt, e ka realizuar gazetari ynë Bejdo Malo për Erion Velinë.

I pa thyeshëm. Elokuent. Energjik. I kudo gjendur. I guximshëm për të zbuluar rrugë të pa shkelura. Risi sjellës dhe kreativ jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por dhe për qarkun e saj. Asnjë njeri tjetër para tij nuk e ka konsideruar detyrën e qytetarit të parë të kryeqytetit si ai. Me një kthjelltësi të habitshme ai bëhet zot i mbi njëqind punëve në ditë. Përballet me provën e një mundimi të përditshëm në mënyrë të vetdijshme, – lëpin Bejdo Malo, në fillim të ese-poezisë së tij, për Erion Velinë.

PS. Duke mos gjetur dot fjalë, për ta përshkruar më tej këtë kryevepër të pandodhshme të Bejdos tonë, lexojeni atë të plotë, me titullin ” I pathyeshmi”,  ashtu siç di ta bëjë vetëm ai!

Shkrimi i plotë i Bejdo Malos:

I pathyeshmi

Nga Bejdo Malo

I pa thyeshëm. Elokuent. Energjik. I kudo gjendur. I guximshëm për të zbuluar rrugë të pa shkelura. Risi sjellës dhe kreativ jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por dhe për qarkun e saj. Asnjë njeri tjetër para tij nuk e ka konsideruar detyrën e qytetarit të parë të kryeqytetit si ai. Me një kthjelltësi të habitshme ai bëhet zot i mbi njëqind punëve në ditë. Përballet me provën e një mundimi të përditshëm në mënyrë të vetdijshme.

Mjeshtëria e tij qëndron për të ingranuar ekipe në detyra të vështira, falë pragmatizmit të tij natyral. Di me saktësi matematikore se si mund të vlejë, shërbimi i një njeriu, dhe ka përmbledhur në një art të hollë, metodat e tij të punës, në bazë të të cilave di tu caktojë njerzve punët e duhura dhe të realizojë qëllimin final. Di tu drejtojë thirrje me një intuitë psikologu të regjur, ndjenjave dhe sendimeteve të forta të çdo individi që bëhet pjesë e ekipit të tij. Dhe teknika e tij është tepër e veçantë tepër fine dhe e personalizuar sipas bagazhit dhe aftësive të atij që është bërë pjesë të ekipit të tij. Flet gjithmonë kokë më kokë me njerzit. Duke folur hapur dhe drejtpërdrejt ai tradhëtohet shumë rrallë. Di ta delegojë autoritetin në mënyrë perfekte.

Të kupton me anë të intuitës, dhe gjykon pas rezultateve, dhe në fakt shpesh herë duket sikur është i “shurdhër” ndaj argumentave dhe i “verbër” ndaj qëllimeve të të tjerëve, por gjithmonë i saktë dhe në momentin e duhur. Një objektivitet i tillë është gjithashtu provë kundër thirrjeve sentimentale të demagogëve dhe ruan sklupulozitetin të një moralisti. Di të filtrojë të ashtuquajtura mosmarrëveshje të stërholluara të politikanëve profesionistë. Ky është ndofta sekreti i fuqisë së tij. Kështu shpjegojet që ky politikan në zenitin e fuqisë mendore dhe fizike, të fitojë përkrahjen e intelektualëve, dhe të fitojë besushmërinë e atij që takon. Rruga e tij e vështirë është për ekipin fitues të Tiranës, dhe vazhdimin e transformimit të qytetit, dhe qarkut më të madh të Shqipëerisë, nën moton, “për të ardhmen e fëmijëve tanë” Ai e ka kuptuar sekretin e mekanizmit të një fitoreje dhe kudo që shkon e fillon me fjalët: “Partia Socialiste luan gjithmonë në skuadër, ndaj edhe fitorja vjen nga një sukuadër e kompeletuar” ose “Ska kohë për pushim për skuadrën fantastike të Tiranës dhe vijimin e punëve të mira për qytetin”.

Ai prek në kohë dhe në hapësirë të gjitha shtresat përbërëse të shoqërisë. Mësuesit për të janë një prind i dytë dhevkonfirmon se për secilin prej nesh mësuesit kanë lënë shenjë në jetët tona. Ka një afeksion dhe respekt të veçantë për zemrat dhe mendjet që po i bashkohen Partisë Socialiste në vijimin e punëve transformuese. Flet me komptencë dhe kurajo për punët e mira që do të vijojmë në Tiranë, me po të njëjtin ritëm e përkushtim. E kam fjalën për kyetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ky 41 vjeçar tani është një aset i forcës politike dhe pjesë e ekipit të saj për 25 prillin 2021. Është me formim perndimor dhe kjo është një plus i madh për të. Pas përfundimit të shkollës së mesme në gjimnazin “Sami Frashëri”, ai ndoqi studimet e larta në SHBA, ku është diplomuar për “Shkenca Politike” në Grand Valley State University, Michigan. Por nuk mjaftoi me kaqë dhe pas, ai përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian. Përpara se të kthehej në Shqipëri në vitin 2003, Erion Veliaj ka punuar në Amerikën e Veriut e të Jugut, Afrikën Lindore dhe në Kosovë.

I plotësuar i shkolluar me shumë përvojë në vitin 2003, themeloi lëvizjen MJAFT, një organizatë që unifikoi frymën aktiviste e protestuese të rinisë shqiptare, e që në vitin 2004 mori edhe çmimin e Kombeve të Bashkuara për shoqërinë civile. Kjo lëvizje e formoi si politikan të aksionit. Fitoi pjekurinë maturinë, aftësitë organizativr. Levizja Mjaft!falë aftësive të tij përveç kreativitetit dhe energjisë, u bë e njohur edhe për mënyrën inovative të drejtimit ku mbizotëronte puna e grupit, të cilën ai e demostron më së miri si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe si drejtues politik i fushatës së PS, për Qarkun e Tiranës. Në vend të qendërzimit të aktiviteteve nën drejtimin e liderit, Lëvizja karakterizohej nga delegimi i punës tek të gjithë antarët e skuadrës – një element që vazhdon të mbetet thelbësor në mënyrën e drejtimit të Veliajt. Erion Veliaj drejtoi lëvizjen MJAFT deri në Nëntor të vitit 2007. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 ai ishte kandidat për Kuvendin e Shqipërisë përmes listës civile G99.

Në vitin 2007 ai hedh hapin e madh dhe iu bashkua Iniciativës për Stabilitetin Europian, një organizëm kyç në promovimin e zgjerimit të BE-së drejt vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Por një nga kulmet e karjerës së tij është në vitin 2011 kur ai iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin, ku u dallua për organizimin për herë të parë të stukturave të Partisë Socialiste në vendet ku punojnë e jetojnë shqiptarë, e sidomos në Greqi dhe Itali. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, Veliaj ishte kandidat i PS në qarkun e Gjirokastrës, nga ku u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Në shtator të vitit 2013, Veliaj u emërua Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Në krye të kësaj ministrie, ai u dallua për menaxhimin mjaft të suksesshëm të një institucioni, buxheti i të cilit përbën rreth 30% të buxhetit të shtetit. Në vetëm 1 vit e gjysëm, nën drejtimin e Veliajt, MMSR spikati në kabinetin qeveritar dhe në sferën e opinionit publik me hartimin dhe zbatimin me sukses të pesë reformave kryesore, të cilat kishin një rëndësi shumë të madhe për vendin, qoftë edhe për faktin se nuk ishin marrë asnjëherë në konsideratë në 24 vite demokraci. Bashkia Tiranës që drejtohet nga ky 42 vjeçar, kufizohet në veri me bashkitë Vorë, Kamëz dhe Krujë, në verilindje me bashkinë Klos, në lindje me bashkitë Bulqizë dhe Librazhd, në jug me bashkitë Elbasan dhe Peqin dhe në perëndim me bashkitë Rrogozhinë, Kavajë, Durrës dhe Shijak, duke qënë bashkia me gati një milion banorë.

Ai ka shkelur çdo centimetër të kësaj bashkie dhe në shumë rqste i është tkurrur trupi nga hallet dhimbjet që ka ndeshur gjatë punës së tij. Vetë qyteti Tiranës numuron rreth 700 mijë banorë dhe ai ka bërë ç është e mundur që të ndryshojë rrugët e saj, urbanistikën e saj, furnizimin me ujë të saj, përmirësimin e ingrastrukturës, përmirësimin e tregjeve dhe shumë punë i ka bërë mirë dhe me ment në kokë.

Tirana ka sipërfaqe prej 1,110.03 kilometrash katrorë, dhe po kaqë është dhe numuri halleve që ka marrë në dorzim ai ditën që u bë kryetar bashkie dhe çdo ditë bën nga një punë të mirë.
Duke qënë se bashkia shtrihet në tri zona gjeografike të veçanta; zona bujqësore në veri, perëndim dhe jug, zona urbane e Tiranës dhe e katër komunave rrethuese, pjesërisht të urbanizuara si dhe zona e thyer malore në lindje, ai duhet të
zgjidhë çdo ditë 100 punë dhe halle të saj.

Në territorin e saj ndodhen edhe një numër i konsiderueshëm liqenesh artificiale, të ndërtuara si në zonat malore, ashtu edhe në ultësirë. Në territorin e Tiranës gjendet edhe Parku Kombëtar i DajtitQyteti i Tiranës është zemra ekonomike e Shqipërisë, me përqendrimin e numrit më të madh të bizneseve në shkallë vendi si dhe me zhvillimin e industrisë së lehtë dhe këtë ka kuptuar ky kryetar Bashkie dhe ky drejtues politik i PS, për zgjedhjet e 25 prillit 2021, dhe po të shikosh ditën e aktiviteteve të tij është i kudo gjendur dhe i kudondodhur.

Fuqia ekonomike e Tiranës dallohet te sasia shumë më e lartë e kursimeve dhe e kreditit në rang kombëtar, te të ardhurat tatimore, të cilat në masë dërrmuese realizohen në Tiranë si dhe te zhvillimi i sektorit të ndërtimit, dhe ky 42 vjeçar ka ditur ti kthejë në investime serioze duke u përballur me skeptikë. Nuk ka frikë të ballafaqohet me çdo kundështar politik. Ai brenda ditës si ajo bleta puntore gje det sa në Tiranë, sa në Petrelë, sa në Farkë, sa në Dajt, sa në Zall-Bastar, sa në Bërzhitë, sa në Krrabë, sa në Baldushk, sa në Shëngjergj, sa në Vaqarr, sa në Kashar, sa në Pezë, sa në Ndroq, sa në Zall-Herr, sa në Rrogozhinë, sa në Kavajë. Kjo është një faqe e librit të tij të punëve të tij në Tiranë. Defteri i tij i punëve është me shumë faqe.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar14 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix14 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix14 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix15 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix15 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix15 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar15 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix15 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix16 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook