Lidhu me ne

Kritike

Edi Rama, ky erdoganist i pabërë synet

Nga Kel Demi

Pas marrjes pjesë në kongresin e partisë së Erdoganit, Edi Rama erdhi e zuri vend poshtë Skënderbeut të kërkonte mandatin e tretë, meqë solli vaksinën kineze të blerë në pazarin turk.

Sipas gazetarit Enkel Demit Edi Rama është një erdoganist i pabërë synet.

Duke krahasuar organizmin për çeljen e fushatës elektorale të dy partive politike, gazetari Enkel Demi vlerëson se te ajo e PD ishte i dukshëm entuziazmi.

Këto u thanë në studion e “Log” me Endri Xhafon. Demi shtoi që atmosfera e krijuar sot në sheshin “Nënë Tereza” i kujtoi vitin 2013, ku sipas tij të jepet bindja se pushteti po ndërron. Fjalimi i Edi Ramës ishte shumë i dobët duke shtuar faktin se ai ishte në dëshpërim, pasi iu qa njerëzve pse nuk ma jepni mua mandatin e tretë.

“Atmosfera në sheshin “Nënë Tereza” sot më ka sjellë ndër mend vitin 2013, kishte entuziazëm që pushteti po ndërron. Ndëra portreti tjetër duket sikur janë në vaki. Edi Rama duhet të jetë shumë i mërzitur me Erion Veliajn. Ai shesh në errësirë i prishi të gjithë idenë për të pasur një skenografi më të bukur. Basha kishte një fjalim ideologjik, ndërsa Rama nuk ka më ideologji në partinë e tij.

Po ta vesh re e ka personalizuar të gjithë. Ai sot ka marrë çdo gjë përsipër dhe është Rama që e zgjidh çështjen dhe nuk është skuadra.

Ky është problemi më i madh që ka sot. Duket sikur të gjithë ata që ishin atje, duket sikur ajo peshë i ka shtypur, unë them se armiku më i madh i Ramës nuk është Lulzim Basha por anëtarë të kabinetit të tij. Kanë vënë shumë lekë dhe duan të shkojnë në shtëpi sepse u ka ardhur shpirti në majë të hundës. Në 2013 letrat për korrupsion të PS i çonin anëtar të kabinetit qeveritar të Sali Berishës. Edhe sot letra bombë të Lulzim Bashës i çojnë anëtarë të qeverisë.

Fjalim shumë i dobët i Edi Ramës. Fjalimet e Ilir Metës kur i shkruante Edi Rama ishte të mrekullueshme. Sot është shumë dobët. Është njeri në dëshpërim. Ai sot iu qa njerëzve pse nuk ma jepni mua mandatin e tretë”,- tha Demi.

MË TEPËR

Mix5 minuta më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar17 minuta më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix25 minuta më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske39 minuta më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet43 minuta më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore46 minuta më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Radar49 minuta më herët

Shpulla ndaj Gjestit/ Ish-deputeti Eduart Ndocaj i del ‘krah’ Jozit

Reagimeve mbi skandalin e ndodhur në primen e djeshëm të “BBVA4”, ku ish-konkurrenti Jozefin Marku goditi me shuplakë Gjestin, nuk...

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Facebook