Lidhu me ne

Mix

A mund të ndaheni nga dikush që e dashuroni? Gratë mund ta bëjnë këtë për 10 arsye

Pse dikush mund ta linte dikë që e do?

Kjo është diçka që shumë njerëz përpiqen ta kuptojnë. Disa madje nuk pranojnë ta besojnë se është e mundur.

Por, qoftë duke lënë pas një marrëdhënie apo duke lënë një familje të tërë, shtëpi dhe jetë të përbashkët, disa gra zgjedhin ta bënjë këtë, pra të ndahen nga burri që dashurojnë.

Le të shohim 10 arsyet më të zakonshme pse gratë mund ta bëjnë këtë.

1. Ka një mungesë interesi

Një nga çështjet më të mëdha që çdo marrëdhënie, përfshirë martesën, mund të përballet është një rënie e interesit me kalimin e kohës.

Kjo është diçka që mund të ndodhë për shumë arsye, por rrallë hrë mund të ndodhë nga mungesa e dashurisë.

Të gjithë kemi jetë shumë të ngarkuar, pavarësisht nëse janë punët tona, fëmijët apo hobi. Të jesh i zënë do të thotë që ne shpesh I japim përparësi asaj se çfarë po bëjmë dhe ku po shpenzojmë shumicën e energjisë dhe kohës sonë.

Shumë prej nesh i marrin marrëdhëniet tona si të mirëqëna në disa mënyra.

Nuk është se nuk na intereson, thjesht kemi një bindje se partneri ynë do të jetë gjithmonë aty dhe ne kemi një farë lirie për të bërë gjëra të tjera, të sigurt në dijeninë se marrëdhënia jonë është një konstante në jetën tonë.

Si rrjedhojë kur krijohet kjo siguri në një marrëdhënie, dashur pa dashur ne fokusohemi më shumë në gjëra të tjera, duke lënë pas dore atë që duam.

Gratë mund të largohen sepse partneri i tyre po investon këtë kohë dhe përpjekje diku tjetër dhe ato ndihen të vetmuara dhe të lëna pas dore.

Kjo është ajo që shpesh i çon gratë të largohen nga burrat që duan. E njëjta gjë ndodh dhe në të kundërtën.

2.Partneri u ka thyer besimin

Tradhtia është një faktor i madh në prishjen e marrëdhënieve.

Mund të ketë ende një sasi të madhe dashurie reciproke midis jush dhe partnerit, por kjo nuk e lehtëson aspak një tradhti.

Qëndrimi me dikë që ju ka tradhtuar mund të jetë i pamundur për disa njerëz, dhe tepër e vështirë për të tjerët.

Kjo mund të çojë në largimin nga njeriu që doni, pasi askush nuk dëshiron të jetë në një marrëdhënie të paqëndrueshme.

3. Dashuria qëndron, por tërheqja është zhdukur.

Kjo është me të vërtetë e ndërlikuar në përpjekje për t’i shpjeguar dikujt që nuk e ka provuar kurrë, por mund të jetë një nga arsyet kryesore pse një grua vendos të lërë një burrë që pretendon se e do.

Absolutisht e mundur të duash dikë port ë mos kesh tërheqje ndaj atij personi.  Kjo mund të ndodhë me kalimin e kohës dhe shpesh është një proces i ngadaltë.

Jeta ndryshon për të gjithë ne, ku disa ndryshojnë me ritme të ndryshme ose në mënyra krejtësisht të ndryshme ndaj partnerëve tanë.

Mund ndodhë që i dashuri juaj ishte tepër i sjellshëm kur u takuat dhe u dashuruat për herë të parë, por tani është pak më i vrazhdë dhe ka sjellje më të keqe.

Mund të jetë e ndërlikuar për të menaxhuar këtë lloj situate, sepse në thelb ende mund ta doni partnerin. Porn ë të shumtën e rasteve, në situate të tilla gratë tërhiqen nga marrëdhënia e tyre.

4. Marrëdhënia kthehet në varësi

Marrëdhëniet shumë shpejt mund të shndërrohen në varësi ndaj partnerit, gjë e cila nuk është e shëndetshmë por potencialisht toksike për t’u pasur.

Disa gra zbulojnë se kjo është arsye bindëse për t’u larguar.bDisa e kuptojnë se ato varen nga partneri i tyre, ndërsa të tjera e kuptojnë se është partneri i tyre që po u bën presion.

Është e tmerrshme të kuptosh papritmas se je ‘nevojtare’ dhe e kontrolluar nga partneri në çdo kohë.

Ju nuk doni të vazhdoni të jeni ky person ose të luani këtë rol. Por doni të ktheni vlerësimin në vete  në mënyrë që të mos keni nevojë për atë mbështetje të vazhdueshme nga partneri juaj.

Marrëdhënia ideale përfshin një ekuilibër të një lloji – të dy ju pëlqen të kaloni kohë së bashku, por gjithashtu vlerësoni dhe respektoni, se secili ka jetën e vet për të jetuar.

5. Çështjet besimi

Tani, kjo është me të vërtetë e ndërlikuar, por është gjithashtu tepër e zakonshme.

Besimi është një nga aspektet më të rëndësishme të një marrëdhënieje dhe ndoshta më thelbësore për ta bërë atë të funksionojë.

Të gjithë duam të jemi në gjendje t’u besojmë partnerëve tanë, por çfarë ndodh kur nuk mundemi ose jo?

Mungesa e besimit mund të pengojë me të vërtetë shumë pjesë të tjera të shkëlqyera të të qenit me dikë – pajtueshmëria, tërheqja, mirëkuptimi dhe argëtimi.

Ju mund të jeni në marrëdhënien e ëndrrave, por pa besim, nuk ka asnjë bazë reale për lidhjen tuaj.

6. Një rënie e intimitetit

Një rënie e intimitetit mund të jetë shumë më serioze sesa mund të tingëllojë fillimisht.

Mungesa e intimitetit mund të ndihet si fundi i marrëdhënies tuaj në disa mënyra.

Intimiteti fizik është një pjesë e madhe e një marrëdhënie të shëndetshme për shumicën e çifteve.

Gratë shpesh do të fillojnë të shqetësohen nëse ky ndryshim në zakone ka ardhur nga diçka që ata po bëjnë (për shembull, duke bezdisur partnerin e tyre disi), diçka që partneri i tyre po bën (për shembull, tradhtia), ose diçka që ka ndryshuar tek to (për shembull, duke fituar pak peshë)

Sa më gjatë të zgjasë kjo gjë, aq më shumë bëhet e vështire . Ju mund të filloni të ndiheni sikur nuk mund t’i afroheni partnerit tuaj për një përqafim ose mund ta shikoni sit ë vëshirë kryerjen e marrëdhënies seksuale. Ky rreth vicioz mund të shkatërrojë vetëbesimin tuaj dhe, edhe pse e doni të dashurin ose burrin tuaj, do të largoheni për të shpëtuar veten.

7. Dallimet e papajtueshme

‘E vetmja gjë që ju duhet është dashuria’, kënduan The Beatles… por sa prej nesh në të vërtetë e besojnë këtë?

Ju mund të jeni fizikisht dhe intelektualisht të pajtueshëm dhe të dashuruar, por nëse njëri prej jush është i bindur se nuk do martesë dhe tjetri e dëshiron shumë këtë, atëherë ka një problem të madh.

Kjo vlen për dallime të tjera në ide dhe parime.

8. Mungesa e vlerësimit

Të gjithë kemi parë mjaft filma rreth ndarjeve për të ditur se shumë gra largohen nga partnerët e tyre sepse nuk ndihen më të vlerësuara.

Shpesh, kjo është për shkak të një kombinimi të arsyeve të mësipërme, por gjithsesi është një çështje më vete.

9. Ka shumë presion

Presioni për të qenë nënë dhe partnere e denjë në të njejtën kohë, mund të kthehet në një problem.

Ekzistojnë gjithashtu presione të përqendruara në karrierë.

Nuk është çudi që jeta mund të bëhet shumë dërrmuese, gjë që shpesh çon në largimin e grave nga burrat që duan sepse nuk mund të përballen me stresin e jetës së tyre (të përbashkët).

10. Lëndimet në të kaluarën

Ndërsa të gjithë e kuptojmë rëndësinë e së tashmes, është e vështirë të mos mendosh ndonjëherë për të kaluarën.

Frika se mos gjëtar përsëriten, bëjnë që gratë të jenë konfuze për partnerin e tyre.

Kjo do të thotë që gratë kanë më shumë gjasa sesa burrat të largohen nga frika e të qenurit e lënduar. Atokanë frikë të qëndrojnë pasi nuk duan të lëndohen dhe të mërziten emocionalisht; nuk duan të ndihen të tradhtuara nga njeriu që duan.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore18 orë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet20 orë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske20 orë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar20 orë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix21 orë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix21 orë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar21 orë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike2 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix2 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Mix2 ditë më herët

Mbështetësit e Luigi Mangione kalojnë në nivel fansash. Do t’i paguajnë avokatin dhe do shkatërrojnë McDonald’s

Mbështetësit e Luigi Mangione kanë kaluar në një nivel tjetër, në nivel fansash. Ata kanë premtuar t’i paguajnë shpenzimet me...

Facebook