Kryesore
Mediu: Të mbajmë të rinjtë në Shqipëri, të krijojmë kushte punësimi

Shifrat e larta të largimit të shqiptarëve drejt vendeve të bashkimit evropian për Fatmir Mediun vijnë vetëm prej keqqeverisjes së Edi Ramës.
Në takim me të rinjtë në Tiranë, krye-republikani theksoi se vëmendja e qeverisë dhe e shoqërisë duhet të jetë të afrimi i kushteve të punës për ta si dhe për t’i krijuar mundësitë për një jetesë më të mirë në vendin e tyre.
“Sot kemi regjimin më të korruptuar, më të inkriminuar në rajonin e Ballkanit, një regjim që s’ka të bëjë aspak me ëndrrën e fëmijëve tuaj, me ëndrrën e fëmijëve tanë, nuk ka të bëjë aspak me të ardhmen tonë për të ndërtuar të ardhmen tonë këtu në Shqipëri,” tha ai.
Mediu u shpreh se shqiptarët duhet të bëhen bashkë për të vendosur fatin e tyre përmes votës në 25 prill.
