Lidhu me ne

Radar

Manjani zbulon pse s’pranon Edi Rama debat publik: Lulzim Basha e shkërmoq fare!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se kryeministri Edi Rama nuk pranon të dalë në debat publik përballë kryedemokratit Lulzim Basha pasi ky i fundit “e shkërmoq fare”.

Manjani shkruan në rrjetet sociale, se hera e fundit kur Rama zhvilloi debat publik, ishte viti 2000, përballë Besnik Mustafajt. Që prej asaj kohe , Rama ka refuzuar çdo debat publik.

Sipas Manjanit arsyeja është se Ramës “i nevojitet kohë që të përpunojë reagimin manipulues”.

Shkrimi i plotë i Manjanit:

Kam bindje të fortë që një një debat publik Lulzim Basha e shkërmoq fare Ed Ramën.

Jam gjithashtu i bindur se është Rama që refuzon me insistim idenë e një debati publik. Dhe ka të drejtë që e refuzon sepse do ta shihte veten shumë keq.

Në distancë e me shkrim bën batuta Ai, por në përballje direkte ka treguar se sa i dobët është.

Në fakt vetëm njëherë ka bërë debat publik, në vitin 2000 me Besnik Mustafën. Asokohe Rama ishte në ngjitje dhe me sharm antikonformisti dhe batute të fortë. Pas atij debati,të fituar, ai nuk bëri më kurrë një debat politik të drejtpërdrejtë me askënd.

Provoi të debatonte me Lubonjën, poredhe aty luajti me goditje poshtë brezit me pislliqe çelsash zyre. Në fakt Lubobja e gozhdoi në çdo aspekt, përfshi edhe përdorimi eksesiv të ngjyrës së kuqe nëpër fasada.

Ndaj Rama shmangu çdo debat në vijim. Nuk ka përgjigje për të vërtetat që i vijnë turinjve dhe kjo ia neverit veten.

Në debatin politik është i dobët, por po aq edhe hileqar e manipulator. Hileja dhe manilpulimi bien menjëherë kur debaton aty për aty. Ndaj ai nuk debaton, por komenton pas krahëve ose post factum.

I nevojitet kohë që të përpunojë reagimin manipulues. Qartësisht ky është halli që ka.

Vini re gjithashtu, gjuhën mohuese apo përçmuese ndaj idesë së debatit me kundërshtarin. Kjo është shprehja tjetër e dukshme e frikës nga debati.

Ai akoma ska jetur një përgjegje për Ambrozia Metën, jo më të debatojë me kryetarin e Opozitës!

E njëjta sjellje edhe me gazetarët e tjerë që e zënë gafil nëpër studio, të cilëve u përgjigjet me gjeste dhe sjellje të çuditshme që as shqipja e Lekë Matrangës nuk i deshifron.

Mua kështu më duket.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook