Lidhu me ne

Kryesore

“Ardhja e vaksinave në ditën e fushatës”/ Erion Dasho ‘kap mat’ Ramën, 6 pyetje që duan përgjigje

“Ardhja e vaksinave në ditën e fushatës”/ Erion Dasho ngre dyshime, 6 pyetje që duan përgjigje

Eksperti i Shëndeti Publik, Erion Dasho ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, menjëherë pas fjalës së mbajtur të kryeministrit Rama në Rinas me ardhjen e 192 mijë vaksinave kineze.

Dasho shkruan se ardhja e vaksinave kineze nëpërmjet ndërmjetësimit të një firme turke në ditën e parë të fushatës elektorale hap një sërë pikëpyetjesh të karakterit teknik dhe ligjor.

Sot u siguruan një sasi e konsiderueshme vaksinash kundër Covid-it. Kjo është një lëvizje që duhet përshëndetur, sepse vaksina është mjeti kryesor (sigurisht jo i vetmi) që disponohet në përpjekje për të kontrolluar virusin.

Por, dardha e ka bishtin prapa. Ardhja e vaksinave kineze nëpërmjet ndërmjetësimit të një firme turke në ditën e parë të fushatës elektorale hap një sërë pikëpyetjesh të karakterit teknik dhe ligjor.

Pikëpyetje të karakterit teknik

Pse nuk u prit çertifikimi i EMA-s siç ishte deklaruar disa herë në muajt e kaluar?

Pse këto vaksina nuk u kontraktuan direkt nga Kina, por po sillen nëpërmjet Turqisë?

A është në dijeni qeveria dhe komitetet se Turqia është një nga vendet e dizenjuara si prodhues dhe eksportues të medikamenteve të falsifikuara, sidomos për mallrat që kanë destinacion tregun europian?

Pikëpyetje të karakterit ligjor

A është shkelur ligji shqiptar mbi medikamentet dhe produktet biologjike në këtë rast?

Përse nuk u botua justifikimi teknik i komitetit të ekspertëve ose komitetit të vaksinimit për ndryshimin e akteve ligjore?

Në garën e ethshme botërore për vaksina, cili është cmimi real dhe “çmimi” gjeopolitik që është paguar për vaksinat kineze?

Dhe mbi të gjitha:

A mund të jetë koincidencë ardhja e vaksinave pikërisht ditën kur nis fushata elektorale?

A ka patur një ofertë nga Turqia për të dhuruar vaksina që në muajin janar?

A ka patur oferta të tjera për të sjellë vaksina perëndimore shumë javë më parë se sot, atëherë kur administrimi i tyre do të kishte shpëtuar qindra apo mijëra jetë?

Duke ju gëzuar vaksinave të ardhura sot dhe duke pritur të shohim në veprim logjistikën e nevojshme për t’i dërguar ato tek qytetarët në nevojë, sigurisht që do të analizojmë situatën me përgjegjshmëri dhe në detaje për tu dhënë përgjigje të gjithë dyshimeve të mësipërme.

Qytetarët kanë të drejtë për transparencë.”, shkruan ai.

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar18 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix19 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook