Lidhu me ne

Temporal

Shën Naumin dhe Vermoshi, e vërteta e “marrëveshjes” Zogu – Pashiç

Prof. Dr. Ksenofon Krisafi vjen me dy libra të rinj; “Për tokën dhe detin e Shqipërisë” dhe “Organizimi politik në trojet shqiptare”

“Falja e tokës për pushtet”, çfarë parashikohej në 15 pikat e paktit sekret

ksenofon krisafi

Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, dekan i Fakultetit të Juridikut në Universitetin Europian të Tiranës, vjen për lexuesin me dy libra të rinj studimorë në fushën e së drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare, ku preken çështje të ndjeshme të historisë së Shqipërisë. Autori do të promovojë sot në hollin e UET-it dy librat e tij të rinj; “Për tokën dhe detin e Shqipërisë” dhe “Organizimi politik në trojet shqiptare”, botim i UET-Press. Në librin e parë analizohen disa nga çështjet më të nxehta të historisë së kombit tonë, duke u parë në një këndvështrim nëpërmjet së drejtës ndërkombëtare. Kështu, vijnë për publikun marrëveshjet e bëra nga drejtues të shtetit shqiptar, si ajo e mbretit Zog me Pashiç për Shën Naumin dhe Vermoshin. Profesor Krisafi sjell dhe një herë në vëmendje çështjen e kufirit detar me Greqinë, kapitull që ai e titullon “rreth skenarëve të MPJ-së për trajtimin e çështjes së ujërave detare me Greqinë” etj.

Ja si shprehet autori në një fragment të librit të tij: “Pas firmosjes në Tiranë, në prill 2009, të Marrëveshjes shqiptaro-greke për ndarjen e kufijve detarë në kanalin e Korfuzit dhe në detin Jon, e cila në prill të vitit 2010 u hodh poshtë me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në mediat shqiptare filloi të shkruhet dhe të flitet shumë rreth saj. Në vitin jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kur përkujtoheshin përpjekjet dhe sakrificat e patriotëve të shquar për themelimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe për garantimin e integritetit territorial të tij, diskutimi i këtij precedenti merrte rëndësi të veçantë. Gjithkush dëshironte që ajo çka ndodhi në vitin 2009 të mos përsëritej më, që integriteti territorial i vendit të mos rrezikohej, që Kushtetuta e vendit, akti themeltar i shtetit dhe garanti i rendit juridik, të mos cenohej dhe të mos shkelej nga askush, cilidoqoftë ai.

Precedenti i pashembullt i së ashtuquajturës marrëveshje detare shqiptaro-greke, procedurat e mistershme dhe veprimet antikushtetuese që u kryen për cedimin e një hapësire të konsiderueshme territoriale prej rreth 354.4 km katror, shumëkujt i sillnin ndërmend edhe së paku dy episode të tjera të këtij karakteri unikal, cedimin e territorit të vendit me “pëlqimin” e disa individëve që, ose ishin askush nga pikëpamja e atributeve zyrtare ose që, duke u ndodhur në pushtet, kanë shpërdoruar detyrën dhe kompetencat e larta shtetërore për interesat e ngushta vetjake. Rasti i parë ishte shitja e Shkodrës Malit të Zi nga Esat Pashë Toptani në vitin 1913, akt që fatmirësisht rezultoi i pasuksesshëm. Ai e kreu këtë veprim për të siguruar përkrahjen e Malit të Zi për t’u vënë në krye të Shqipërisë. Do ta vazhdonte veprën e tij antikombëtare në vitet 1914 dhe 1915, me marrëveshjet e arritura me Nikolla Pashiçin dhe Luba Jovanoviçin.

Rasti i dytë është dhurimi i Manastirit të Shën Naumit dhe i një pjese të Vermoshit Serbisë në vitin 1925, nga Ahmet Zogu, si shpërblim për strehimin që Beogradi i ofroi pas përmbysjes nga Revolucioni Demokratik i Qershorit i vitit 1924, si edhe për përkrahjen që Serbia i dha për t’u rikthyer në pushtet. Veprimi u realizua mbi bazën e një marrëveshjeje tjetër, që u nënshkrua në Beograd në gushtin e vitit 1924, nga i njëjti kryeministër serb, Nikolla Pashiç me Ahmet Zogun, kryeministrin shqiptar të rrëzuar nga pushteti dhe të arratisur në Jugosllavi”. Sipas autorit, “Marrëveshja” ka një spektër të gjerë veprimi dhe përfshin e trajton edhe mjaft çështje të tjera që, për nga rëndësia dhe pasojat, përfaqësojnë një akt tepër të rëndë dhe të paprecedent, që e damkos mbretin e vetëshpallur të Shqipërisë, me një njollë të pashlyeshme turpi.

Më tej, në kapitullin që flet për këtë marrëveshje, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi sjell Marrëveshjen e plotë, të destinuar për të qenë sekrete nga pushteti i Zogut.

“Frika nga vënia në diskutim e legjitimitetit të ‘marrëveshjes’ nga palët e interesuara dhe nga opinioni i gjerë publik shqiptar bëri që Zogu, pas kthimit në atdhe, në fundin e dhjetorit 1924, të mos e përmendte fare atë. Në përmbushje të angazhimit që kishte marrë ndaj Pashiçit, përfaqësues të qeverisë shqiptare hynë në tratativa sekrete me palën jugosllave për përfundimin e marrëveshjes. Nëpërmjet saj, Shqipëria pranoi t’i lëshonte Jugosllavisë një pjesë në malin e Vermoshit dhe Shën Naumin, në shkëmbim të fshatit Pishkupije, në jug të Shën Naumit dhe disa territoreve të tjera.

Variant i tekstit të Marrëveshjes Zogu-Pashiç

“1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

  1. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviç.
  2. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti…dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
  3. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
  4. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
  5. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
  6. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
  7. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
  8. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen dhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
  9. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
  10. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.
  11. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
  1. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendevetë tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
  2. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
  3. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë Për Tokën dhe Detin e Shqipërisë Për shenjtërinë e tokës dhe detit të Shqipërisë  shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
  4. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook