Lidhu me ne

Kryesore

Kush është Donika Gërvalla kryediplomatja e re e Kosovës, vajza e Jusuf Gërvallës!

Kush është kryediplomatja e re e Kosovës, vajza e Jusuf

Donika Gërvalla është kryediplomatja e re e Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit. Ajo vjen në këtë post si shkak i marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, pra si pjesë LDK-së që u larguan nga partia që kishte lider historik Ibrahim Rugovën.

Ajo është e bija e Jusuf Gërvallës, i cili ka qenë veprimtar, shkrimtar dhe muzikant shqiptar. Patrioti dhe atdhetari Jusuf Gërvalla ka qenë themelues i grupit irredentist Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.

Jusuf Gërvalla u lind më 1 tetor 1945 në Dubovik të Deçanit. Ndërsa është vrarë mizorisht më 17 janar 1982, bashkë me vëllanë Bardhoshin dhe Kadri Zekën, në Untergruppenbach në Gjermani.

Kryediplomatja e re ka jetuar në Tiranë dhe ka marrë pjesë e protestave studentore në vendin tonë dhe në shkurt 1991 pjesë e protestave të studentëve dhe e grevës së urisë së studentëve, të cilat çuan në rrëzimin e diktaturës në Shqipëri.

Në shtator 1991 ishte bashkorganizatore e Referendumit për Pavarësi në Tiranë, organizimin ky që i mundësoi shprehjen e vullnetit qindra qytetarëve të Kosovës që ndodheshin në Shqipëri. Në qershor 1992 largohet nga Shqipëria për studiuar në Gjermani.

Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla - Njeri ku je - YouTube

Kur kryediplomatja kërkonte dënimin e Milosheviç në Hagë

Kryediplomatja e re Kosovës ndërkohë ka qenë një ndër aktivistet që dikur ka milituar dhe në Lëvizjen Demokratike të Kosovës, që udhëhiqej nga Ibrahim Rugova. Në një intervistë të dhënë në televizionin shtetëror gjerman në vitin 2000, ku kërkonte dënimin e Sheshelit dhe Milosheviçit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Më poshtë po japim një pjesë të debatit televiziv, në emisionin e Sabine Christianssen në televizionin shtetëror gjerman ARD, Donika Gërvalla dhe Vesna Peshiç, politikanen serbe. Ajo gjithashtu i kërkonte komunitetit ndërkombëtar është 10 vite me vonesë dhe se duhej të vepronte për çështjen e Kosovës, duke e lidhur dhe me faktin e ndarjes së Çekosllovakisë, ku u ndanë në dy shtete, në Çeki dhe Sllovaki.

“Ne jo vetëm kur u bëmë viktima të dhunës serbe, por që në luftën e Bosnjës kemi kërkuar që ai duhet të shkonte në Hagë, e rëndësishme është kur Serbia ta dërgonte vetë Milosheviçin në Hagë, si pjesë e reflektimit”, theksonte Donika Gërvalla.

Ajo gjithashtu kërkonte dhe ndalimin e Karagjiçit dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të ushtrisë serbe që shkaktuan një masakër dhe viktima në Kosovë. Ajo i drejtohet Peshiç se Serbisë i është dashur 10 vite kohë për të zgjidhur konfliktet e tjera në Ballkan dhe se Kosova nuk ka kohë që të humbë 10 vite kohë, duke nënkuptuar njohjen e realitetit të shkëputjes së Kosovës dhe të krijimit si shtet i pavarur.

Donika Gërvalla ka qenë anëtare nderi e LDK-së nga shkurti 1991; 1993-1997 ishte nënkryetare, ndërsa 1997-1999 anëtare e kryesisë së degës së LDK-së në Gjermani. Si zëdhënëse e LDK-së gjatë dy viteve të luftës përfaqësoi qëndrimet e Kosovës para opinionit gjerman, në qeveri dhe Bundestag, në TV, radio, gazeta, debate.

Pas një faze të angazhimit pa funksione partiake, në vitin 2015 u zgjodh kryetare e LDK-së në Gjermani. Pas dështimit të përpjekjeve për reforma të brendshme, në vitin 2018 jep dorëheqje dhe largohet përfundimisht nga LDK-ja. Donika është përfaqësuese e Iniciativës së Vjosa Osmanit në listë. Është e martuar me Stefan Schwarz, ish-deputet i CDU-së në Bundestag. Familja Gërvalla-Schëarz ka gjithsej 5 fëmijë dhe jeton në Bonn, Gjermani.

Donika Gërvalla do të jetë në postin e ministres së jashtme në kabinetin e  Albin Kurtit!? – AlbMania
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook