Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria u rendit sërish ndër vendet më të korruptuara në botë

Perceptimi i korrupsionit / Shqipëria renditet e 13-a në botë

Perceptimi i korrupsionit/ Shqipëria renditet e 13-a në botë

Shqipëria u rendit sërish ndër vendet më të korruptuara në botë, e matur sipas perceptimit të qytetarëve të saj.

Një nga gjashtë variablat e Indeksit të Lumturisë, të publikuar pak ditë më parë nga OKB, është dhe perceptimi për korrupsionin, që matet nga sondazhet me qytetarët për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”.

Për periudhën 2018-2020, Shqipëria ka një pikëzim për këtë tregues prej 0.901, duke u renditur e 13-a në botë, në pozicion të njëjtë me raportin e një viti më parë.

Qytetarët e Ballkanit në përgjithësi mendojnë se korrupsioni është i përhapur. Në vend të parë në botë është Kroacia, e ndjekur nga Rumania, Bullgaria, Bosnjë Hercegovina. Në listë përpara nesh janë dhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Shteti, që perceptohet nga qytetarët e vet si më pak i korruptuari në botë, është Singapori. Në listën e më pak të korruptuarave janë dhe vendte nordike, Danimarka, Finlanda, Suedia, Norvegjia.

Shqipëria u rendit për 2018-2020, e 93-a në botë në indeksin total të lumturisë, duke qenë ndër tre të palumturat në Europë, së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, por në përmirësim nga viti i mëparshëm, kur ishte në pozicionin e 105 dhe në fund të Europës. Më e lumtura në rajon është Kosova, në vendin e 33. Ndërsa e para në botë vijon të mbetet Finlanda.

Lexo edhe këtë: Lumturia? Jeton në Finlandë…

Raporti i Lumturisë është i bazuar në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në më shumë se 150 vende të botës, të cilëve ju kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. Raporti analizon vendet në lidhje me performancën e tyre sipas gjashtë variablave në veçanti

-Prodhimi i brendshëm bruto për frymë

-Mbështetja sociale

-Pritshmëria për një jetë të shëndetshme

-Liria për të bërë zgjedhjet në jetë

-Bujaria e popullatës

-Perceptimet e niveleve të korrupsionit

Për mbështetjen sociale, Shqipëria renditet në vendin e 125, nga 149 shtete, duke qenë e fundit në Europë dhe ndër të fundit në botë. Listën e kryesojnë Islanda e vendet nordike.

Për të ardhurat për frymë, Shqipëria renditet e 78-a, por mbetet ndër më të varfërat e Europës, duke ia kaluar vetëm Kosovës.

Shqipëria renditet më mirë në treguesin e pritshmërisë për një jetë të shëndetshme, në vend të 44, duke lënë pas shtetet e rajonit.

Ata mendojnë në mënyrë të moderuar se kanë liri për të bërë zgjedhjet në jetë, duke u renditur në vendin e 80, por më mirë edhe se Belgjika, apo se vendet e rajonit (me përjashtim të Kosovës).

Shqiptarët nuk janë as shumë bujarë (vendi 71), por gjithsesi më mirë sesa disa shtete të zhvilluara të Europës, si Franca, Finlanda, Spanja etj.

Pse Kosova e varfër është ndër më të lumturat e Europës

A e blen paraja lumturinë? Në rastin e Kosovës ky pohim duket se nuk qëndron. Ndonëse është zyrtarisht shteti më i varfër në Europë dhe ndër më të korruptuarit, shtetasit e saj rezultojnë më të lumturit në Ballkan dhe pozicionohen në vendin e 33-të në botë. Shtetasit e Kosovës janë më të lumtur se polakët, rumunët, serbët, hungarezët, portugezët, grekët etj.

Për shtetasit e saj duket se rëndësi kanë elementë të tjerë, si liria për të bërë zgjedhje në jetë (47), apo bujaria, ku ata renditen të dhjetët në botë./Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook