Aktualitet
Neritan Ceka: Gjyshja ime mbante gjithmonë pistoletë me vete
Neritan Ceka
Ish-ministri Neritan Ceka ka treguar se gratë e Elbasanit janë të forta, madje ai ka zbuluar dhe rastin e gjyshes së tij, e cila mbante gjithmonë një pistoletë me vete.
“Gjyshja ime mbante një pistoletë, për të thënë se sa gra të forta që ishin. Prandaj mendoj që im atë iku dhe gjeti një grua shumë më larg. E gjeti në Selanik.”, është shprehur Neritan Ceka.
Historiani ishte i ftuar në emisionin Soiree, në një puntatë dedikuar qytetit të Elbasanit. Ish-ministri ka folur për kujtimet e tij në këtë qytet, si dhe momentet më të bukura që ka kaluar me familjen apo me miqtë.