Kryesore
Fatmir Mediu viziton Berishën bashkë me djalin / Mik i veçantë i familjes sonë
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka vizituar së bashku me djalin e tij Evenin, ish-kryeministrin Sali Berisha.
Mediu eshte në foto bashkë me djalin e tij, teksa thotë se ishte një kënaqësi që të takonin doktorin. Bashkëngjitur fotos, Mediu nuk harron të theksojë mbështetjen dhe miqësinë e përhershme që ka treguar ish-kryeministri Berisha për të dhe familjen e tij.
“Kënaqësi të takoja Dr Berishën, bashkë me djalin tim Even. Mirënjohje për miqësinë dhe mbështetjen si mik i veçantë i familjes tonë”, shkruan Mediu krahas fotos së publikuar./ http://Podiumi.com