Temporal
“Strehon zëdhënësit që demonstronin copëtimin e Kosovës” / Me kë e ka Ditmir Bushati
![“Strehojnë zëdhënësit që demonstronin copëtimin e Kosovës”/Me kë e ka Ditmir Bushati](https://www.cna.al/wp-content/uploads/2021/03/ditmir-bushati-590x354.jpeg)
Ish-Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në një postim në rrjete sociale ka reaguar për foton e hedhur nga Vucic për vendosjen e flamurit serb mbi hartën e Kosovës.
Bushati është shprehur që hapësira mediatike e vendit ka strehuar zëdhënësit që me mburrje tregonin “risitë” e projektit të copëtimit të Kosovëës, kështu që flamuri serb sipër hartës nuk mund të jetë habi për asnjë.
“Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, përsa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës!” tha Bushati në postimin e tij.