Kritike
LED Rama, kryeministri virtual
Në ka një gjë që shpërtheu me ardhjen e Ramës kryeministër ishin ekranet LED. Këto janë ekranet ku Rama i mban gjithmonë mbas vetes për të përqeshur personazhet.
Rama duke qenë se i manipulon njerëzit e përdori këtë teknologji kineze për të krijuar skena që normalisht nuk i shikon as në koncerte botërore. Kudo ku shkonte Rama sekretaret e tij në Kryeministri dhe në DSHQ sillnin me vetëm dhe LED Wall-in për të krijuar sfondin virtual.
Absurditeti deri në kulm ishte aplikimi i LED edhe në ceremoni funerale, shfaqje baleti, në fusha misri, kudo ku ishte prezent LED RAMA dhe shpura e tij shoqëruese.
Tashmë për fushatë elektorale, duke qenë se s’bën dot takime të hapura, plus dhe nuk ka program i përdor ekranet dhe Photoshopin për të denigruar dëshmitarët.
Rama është transformuar në variantin më të shëmtuar multimedial që nuk është parë ndonjëherë në politikë.