Lidhu me ne

Temporal

Krimet e komunizmit – “Isha 6 vjeç, e pashë babanë të varur në litar”

Ishte pothuajse 43 vjeç kur e varën në litar pas një ngjarjeje absurde të inskenuar. Djegien e një gjysmë mullari bari e kishin formuluar në akuzë si “krim në bashkëpunim me diversantët dhe kryerje aktesh sabotazhi”.

Aliu ishte 6 vjeç kur pa skenën më të tmerrshme që mund të shohë një fëmijë. E kishin marrë me forcë dhe e kishin çuar në mes të fshatit, në Zëmblak të Korçës, së bashku me gjyshen dhe tri motrat e tij, për të parë të atin Fuat Kullën, ndërsa do ta ekzekutonin me varje në litar. Ai çast traumatik, shënoi edhe nisjen e një kalvari të gjatë vuajtjesh për Aliun dhe familjen e tij.

I ati, Fuat Kulla kishte lindur më 1909. Ishte pothuajse 43 vjeç kur e varën në litar pas një ngjarjeje absurde të inskenuar. Djegien e një gjysmë mullari bari e kishin formuluar në akuzë si “krim në bashkëpunim me diversantët dhe kryerje aktesh sabotazhi”. Për këtë ngjarje, më 19 mars 1951, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi me vdekje dhe u ekzekutua me varje në litar.

Si ndodhi ekzekutimi me varje i babait tuaj?
“Babi im është i datëlindjes 1909. Në 1951 ishte 43 vjeç. U formua kooperativa, babai im ishte i pari që dorëzoi pendën e qeve dhe ç’kishte për të dorëzuar me formimin e kooperativës. Por prindërit e mi ishin me ballin. Në vitin 1939, kur iku Zogu, erdhi te fisi ynë, bashkë me 40 xhandarë dhe u arratisën në Kapshticë dhe ikën në Greqi. Këto ishin disa probleme që u morën për keq nga partia Komuniste.

Pas kësaj, iu kundërvunë. Inskenuan një ngjarje. Ishin mullarët me kashtë, hodhën një shkëndijë, dogjën një mullar dhe akuzuan babanë tim dhe një tjetër, Avdyl Kalaja dhe i akuzuan sikur këta do të digjnin kooperativën dhe i morën e i arrestuan. Qëndruan 3 ditë nën arrest. U dënuan me varje në litar në fshat dhe i varën në fshat. I morën trupat dhe i hodhën në përrua, as nuk i mbuluan me dhe.

Kur e varën babanë ne na morën që t’i shihnim të varur. Morën tre motrat e mia, më morën mua, morën gjyshen dhe hallën që të ishim atje e t’i shikonim që u varën. Unë isha i vogël atëherë. Motrat dhe gjyshja zunë të qanin, por asnjëri nuk ua vinte veshin.

Isha 6 vjeç dhe e pashë skenën të dy të varur. Të varur në mes të fshatit. Pastaj i morën dhe i hodhën në përrua”.

Vetëm ju ishit të pranishëm në këtë skenë, apo kishte dhe të tjerë?

“Ishte gjithë fshati atje. Kishin marrë dhe nga fshatrat e tjerë afër, njerëz që të vinin t’i shikonin, me qëllim që të trembeshin njerëzit. Se kjo ishte për të trembur të tjerët. Më dënonte mua që të trembeshin të tjerët. Ky ishte sistemi”.

Kjo ngjarje e rëndë që kishte traumatizuar gjithë fshatrat përreth, ishte fillesa e një kalvari të vështirë për 5 fëmijët jetimë të Fuat Kullës. Aliu kujton se në fshat të gjithë i përbuznin dhe askush nuk i ndihmonte.

“Fshatarët nuk na mbanin afër. Kishin frikë. Vetëm ndonjë që kishim të njohur që na mbanin afër. Kurse fshatarët jo, kishin frikë. Por për ne u vështirësua jeta sidomos pas arratisjes së xhaxhallarëve. Sepse u detyruan pastaj, xhaxhallarët e babait dhe disa kushërinj, iu thanë ikni se do e keni keq edhe ju. Atëherë u arratisën këta dhe ikën”.

Arratisja e xhaxhallarëve do të shërbente si shkas për të internuar gjithë familjet e mbetura në shtëpi, gratë dhe fëmijët e vegjël të vëllezërve Kulla. Fatin më të trishtë e patën fëmijët e Fuatit. Aliu tregon se familja u nda. Në internim për në Tepelenë, dërguan vetëm të ëmën me djalin e vogël 6 muajsh Muzaferin. Fëmijët e tjerë mbetën me gjyshen në një kasolle, duke u përballur çdo ditë me urinë. Duhet të mbijetonin!

Cili qe fati i mëvonshëm i familjeve tuaja, pas arratisjes së xhaxhallarëve?

“Si ikin xhaxhallarët dhe kushërinjtë morën familjet i internuan. Morën nënën time, morën xhaxhaicat që kishin nga një fëmijë, nëna ime kishte vëllain e vogël. I morën dhe i çuan në Cërrik. Nga cërriku i çuan në Tepelenë në internim. Ne na i morën gjithë pasurinë që kishim. Na e morën edhe shtëpinë dhe na lanë në një kasolle. Isha me gjyshen me hallën me tre motrat dhe unë ishim bashkë dhe jetonim atje. Por me çfarë do të jetonim atje? Me të lypur. Nuk kishim asgjë.

Me çfarë do të jetonim, s’kishim me çfarë të jetonim. Kishim ca rrënjë mollë e arra që i vilnim vetë dhe vinim nëpër njerëzit tanë nëpër fshatrat: në Pojan, në Zveze, në Plasë, në Pikiçkë kishim dajëllarët. Shkonim rrinim dy-tre ditë atje, dy-tre ditë gjetkë, që hanim e pinim.
Ja ashtu me trishtim, me hidhërim. Pastaj u bë një rezervuar në Korçë dhe dolën motrat në punë atje, që merrnin ndonjë lekë. Motra e dytë u martua dhe mbetën dy motrat unë dhe gjyshja. Patëm xhaxhanë, një xhaxha që ishte në Tiranë kishte qenë partizan. Ai pastaj na mori, na shpërnguli që andej. Qëndruam një vit në Tiranë dhe pastaj nga Tirana vajti në Elbasan. Qëndruam edhe ca kohë në Elbasan derisa u lirua nëna dhe i çuan në Lushnjë, në Çermë”.

Aliu e kujton me dhimbje takimin me nënën, në internim në Lushnjë, pas 5 vite ndarjeje me fëmijët. Për Aliun, ky 5-vjeçar mbetet si më i trishti i jetës së tij. Kishin mbetur krejt jetimë. Pas varjes në litar të të atit i kishin ndarë edhe nga nëna.

“Kishim 5 vite pa u parë, nga 1951 deri 1956, isha i vogël atëherë. U çmallosëm se ngelëm jetim, një kohë mbetëm jetimë pa baba e pa nënë. Mbeta në duar të motrave ato do më mbanin ato do të më ushqenin, derisa u bashkova me nënën e me vëllanë”.

Pas bashkimit të familjes në Lushnjë, Aliu kujton se punët që kryenin nëna dhe motrat ishin në rënda.

“Në Lushnjë punuan më së shumti në bonifikim. Atje u hap bonifikimi dhe u futën në punë atje. Prapë atje me barakë. Qëndruam atje derisa mbaroi bonifikimi, se këto vinin punonin bënin kanalet me vegla. Kanalet e mëdha i bënin ekskavatorët, këto bënin kanalet e vogla, derisa mbaroi atje. Pastaj na çuan në Lushnjë, në Savër. Kishte edhe atje disa punime bonifikimi dhe pas kësaj na futën në fermë”.

Aliu dhe gjithë familja e tij jetuan në internim në Savër deri në fund të regjimit komunist. Ai, i vëllai Muzaferi dhe motrat krijuan më vonë edhe familjet e tyre po në internim, duke lindur edhe fëmijët me damkën e “familjes armike” e duke përjetuar persekutimin në çdo ditë të jetës së tyre.

MË TEPËR

Mix53 minuta më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar58 minuta më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix1 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix1 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar1 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar1 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix23 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar23 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix23 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix23 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Facebook