Mix
Billie Eilish ndryshon flokët karakteristikë jeshilë, tashmë është bjonde
Ceremonia e 63-të e ndarjes së çmimeve Grammy ishte eventi i fundit ku Billie Eilish u shfaq me flokët e saj karakteristikë me rrënjë jeshile të fortë. Këngëtarja postoi një video dhe disa foto në Instagram, ku prezantoi look-un e ri. Tashmë është bjonde!
Flokët brunë me rrënjë jeshile u bënë një tipar shumë personal i Billie-t, madje ndikoi edhe te adoleshentët. Ngjyra jeshile duket se e ka ndihmuar për një kohë të gjatë yllin e muzikës të kalojë periudhat e vështira të problemeve me shëndetin mendor. Tashmë është një epokë tjetër për të – mesa duket, shumë më e lumtur.