Lidhu me ne

Kryesore

Disa fjalë për justifikimet e bythëpambukëve, frikacakëve, të dorëzuarve, neutralëve përballë të keqes

Edhe grushti im bashkë me atë të të “çmendurit” Meta / Andi Bushati

Në përpjestim të drejtë me shpejtësinë që rrejti po shpërndan videot e presidentit të republikës duke vënë përpara një bandë të veshur me uniforma policësh bashkiakë, propaganda e rilindjes ka nisur një fushatë të ethshme për ta paraqitur Ilir Metën si një të çekulibruar mendor që zihet me grushta nëpër qytet. 

Në fakt, po ti shikosh personazhet që shfaqen në ato imazhe të bëra tashmë virale, askush nuk duket normal, e aq më pak kreu i shtetit, me kollaren e zhveshur dhe me instiktet e ish shtangistit të rindezura më fort se kurrë

Përplasja me policinë, Meta kërcënon sërish - Abc News

Edhe në vendet e botës së tretë, rrallë kemi parë një president republike të përdorë forcën e muskujve për të zgjidhur një konflikt. Edhe në regjimet më të egra, është e vështirë të qëmtosh raste kur personalitetet politike angazhohen fizikisht për kauzën e tyre.

Thënë këtë, arrij ti përfytyroj të gjithë justifikimet e bythëpambukëve, frikacakëve, të dorzuarve, neutralëve ndaj të keqes, të cilët kërkon të manipulojë agjitpropi i Rilindjes.

Po, vërtet, për ta, Ilir Meta është një i çekuilibruar, sepse në lartësinë e postit që mban nuk i takon të sillet kështu. 

Pas përplasjes në zyrat e FRD-së/ Presidenti Meta poston videon e 2 Marsit:  Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani

Njësoj si ai edhe ata protestuesit kuksianë që kundërshtonin traun grabitës të rrugës së kombit ishin të çekuilibruar. Njësoj si ai edhe ato nënat që me gjithë gazin lotësjellës mbi fëmijët e tyre, nuk i lëshonin shtëpitë që po ua prishin pa dëmshpërblim, te stacioni i trenit, ishin për te spitali 5. Njësoj si ai edhe banorët e unazës që protestonin ndaj një projekti që duke fallcifikuar letrat e sekretarit të shtetit amerikan, kërkonte të çonte në parajsa fiskale paratë e grabitësve, ishin të gatshëm për tu vizituar te psikiatri. Njësoj si ai edhe ata pak aktorë që i rezistuan korruptimit të Veliajt, për të mbrojtur teatrin nga projekti qindramilionësh i kullave pas tij, nuk ishin në rregull nga trutë e kokës.

Më kujtohen të gjithë këto shembuj sepse shpesh edhe vetë, në punën time si gazetar, e kam gjetur veten duke kapërcyer kufijtë e asaj që, në pamje të parë, duket si normale. Natyrisht për këtë i kam ngritur vetes pyetjen: si është e mundur dhe pse po ndodh kjo?

Ilir Meta kërcënon policët: Kujdes se përfundoni nën këpucët e shqiptarëve  - Shqiptarja.com

Rrethana të përsëritura dhe një përvojë jo e shkurtër, ma kanë mësuar përgjigjen: përballë të keqes askush nuk e ka luksin e të qenit normal. Të jesh i tillë përballë një regjimi të dhunshëm e kleptokrat do të thotë në rastin më të mirë se ke pakt të heshtur me të. Të jesh politikisht korrekt, me aq edukatë sa të kthesh njërën faqe menjëherë sapo të kanë fshikulluar tek tjetra, do të thotë se je katandisur në një lolo që si vlen më për asgjë shoqërisë. 

Prandaj dhe duke parë ato pamje, papritmas, mu ndez dhe mua gjaku për ta bashkuar grushtin tim me atë të Ilir Metës, ndonëse me qëllime të ndryshme nga te tijat. Por me një gjë që na bashkon: kjo zezonë na ka bërë të gjithëve të mos jemi normalë.

Ilir Meta, prova gjenerale për të hyrë në selinë e PD-së

Pas kësaj është e kotë të qëmtosh në filigran imtësitë e ngjarjes që polli përplasjen që pamë sot në video. Nuk ka asnjë vlerë të diskutosh për shkresat pa firmë dhe vulë që lëshon Uriahipi i bashkisë. Nuk ka pikë kuptimi të debatosh nëse i duhet marrë apo jo selia një partize, sapo ajo iu bashkua koalicionit opozitar. Nuk ka sens të kërkosh se çfarë shkruan ligji për privilegjet që i ishin caktuar Bamir Topit.

Ajo që ndodhi sot në Tiranë ishte më shumë se kaq. Ajo qe prova gjenerale për dhunimin e opozitës në zgjedhje. 

Ilir Meta ishte aq i çmendur sa ta kuptonte këtë. Ai me sa duket është i vetmi që e ka kuptuar se kjo është një betejë. Një nga ato që nuk përballohet dot as duke qenë normal, as duke vënë qetësisht fëmijët në gjumë. 

Incidenti tek zyrat e FRD-së/ Meta kujton mesazhin e '2 Marsit': Kur  populli ka frikë nga qeveria, ka tirani. Aty ka liri, ka drejtësi! -  Balkanweb.com - News24

Kjo është një luftë që me shumë gjasa Rama do ta fitojë, sepse ai ka edhe paratë e oligarkëve edhe bandat që shantazhoi OFL-ja edhe vemje që paguhen me taksat tona, si kryebashkiaku që pamë sot edhe policë që hidhen si bashibozukë në aksione politike. 

Por, pavarësisht nga rezultati, në këtë përballje secilit i bie për pjesë të luajë rolin e tij. Ose atë të lakeut, ose atë të atij që në vendin e vet e shohin si të luajtur nga mendtë, sepse, siç ka profetizuar i ndjeri Dritero Agolli, këtu një i çmëndur i bën të gjithë si vetja.

©Lapsi.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore14 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix15 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix15 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar16 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix16 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix17 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore17 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore20 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar20 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix2 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook