Lidhu me ne

Temporal

Kur dëshira për fitim e gllabëron moralin

Volker Witting

Në kohë krize njerëzit mbajnë shpresën tek politika. Muajt e kaluar ishin muaj të lodhshëm pandemie, dhe njerëzit i besuan politikës. Për një kohë të gjatë qeveria e Merkelit nuk kishte pasur vlera të tilla kaq të larta si në vitin e kaluar. Krizat janë ora e ekzekutivit që vepron. Por këtyre vlerave të larta të simpatisë për kancelaren e kabinetin e saj mund t’u ketë ardhur tani fundi.

Prej disa javësh bien vlerat në sondazhet për menaxhimin e krizës nga politika. Kjo nuk të habit: probleme me vaksinimin, me testet, premtime të pambajtura, një kancelare që nuk vepron dot kundër kryeministrave të fuqishëm dhe tërhiqet, dhe në fund infeksione në rritje.

Pa moral

E tani edhe kjo: Deputetë të Bundestagut nga Unioni konservator, CDU/CSU mbushin xhepat me të ashtuquajturat “honorare këshillimi” 6-shifrorëshe nga biznesi i masakve. Dhe nuk duan njëherë t’i lëshojnë vendet në parlament dhe në parti. Vetëm presioni i madh bëri që politikanët e dyshuar, Nikolas Löbel, CDU dhe Georg Nüßlein, CSU të dorëzohen. Pas disa ditësh.

Me gjasa këto dy raste janë vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit. Dhe me gjasë nuk kanë bërë vetëm konservatorët pazare të pista nën dorë me biznesin miliardësh të Coronës. Javët e ardhshme do e ndriçojnë më shumë këtë.

Löbel dhe Nüßlein i kanë sjellë shumë telashe politikës. Ata kanë përdorur nevojën e momentit për të fituar para me kontaktet që ata kanë si parlamentarë. Kjo nuk është vetëm e shëmtuar: ajo shkatërron edhe besimin tek politika. Dhe forcon ata, që sidomos në krizën e Coronës kanë thënë: Ata atje lart bëjnë vetëm pazare të pista! Partia populiste, AfD dhe mohuesit e Coronës do të marrin hov dhe demokratët e vërtetë një goditje. Shumë faleminderit Georg Nüßlein dhe Nikolas Löbel!

Kthesë në krizën e Coronës?

Tani duhet të zbardhet shpejt dhe të vendosen sanksionet e duhura, premtojnë krerët e Unionit. Por imazhi është prishur ndërkohë. Kjo do të reflektohet edhe në kutitë e votimeve. Në fundjavën që vjen zhvillohen votimet e para në këtë vit zgjedhor në Gjermani – në Baden Vyrtemberg dhe Renani-Palatina. Që në ditët e kaluara vlerat e CDU kishin filluar të merrnin të tatëpjetën. Dhe nuk ka nevojë për ndonjë fuqi profetike, që të dish, se ky trend pas aferës së maskave do të vazhdojë.

Afera e maskave ka treguar se disa përfaqësues të popullit nuk e kanë me sa duket kompasin e duhur moral dhe nuk kanë problem të fitojnë para me nevojën e njerëzve. Kjo i ndihmon vetëm ata që përçmojnë demokracinë, nuk kanë koncepte kundër pandemisë dhe tani do ta heqin veten si instanca morale. Falë Georg Nüßlein dhe Nikolas Label!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar12 minuta më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix32 minuta më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar1 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar3 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix3 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore4 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix4 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Facebook