Lidhu me ne

Kritike

Degradimi i Edi Ramës nga Satirist Politik në një Sa-ndyrist Plak

Nga Ermal Mulosmani

Prej dy ditësh, gjithë opinioni publik në Shqipëri, ka mbetur i shokuar nga shthurja totale e Kryeministrit. Një acarim kolektiv, të përmasave të tilla, është konstatuar vetëm në rastet ekstreme të inçesteve, pedofilive apo përdhunimeve maniake. Vetëm në raste të tilla, i madh e i vogël lëshohet në mallkime, sharje dhe thirrje barbare për ndëshkim. Por çfarë ndodhi që njerëzit u zhgënjyen kaq shumë nga gojështhurësia perverse e Atij që i qeveris? Çfarë e detyroi deri edhe Elisa Spiropalin, kanakaren e njohur të Kryeministrit,  të deklaronte: “Nuk u ndjeva mirë”?!

Ngjarja skandaloze ndodhi në një nga transmetimet e përditëshme televizive, 3-4 orëshe, të Kryeministrit.

ERTV ishte lidhur me të gjitha stacionet televizive të mundshme shqiptare, shto këtu transmetimet online që kapnin dhjetëra mijëra ndjekës.

Megastari ynë televiziv, në një superdekor teknologjik e ndriçim llamburitës, kishte vendosur të krahasonte të përzgjedhurit e tij për deputetë me kundërshtarët, siç i quante ai “të fosilizuar”. Për këtë qëllim kishte seleksionuar foto nga të dy palët (kuptohet më të mirën e mundshme të socialistit dhe më denigruesen e mundshme të kundërshtarit) dhe pyeste auditorin që e ndiqte gojëhapur: “Do votoni kandidatin socialist  apo këtë tjetrin këtu?”.

Kjo është një strategji që e bëjnë rëndom ndjekësit e Partisë Demokratike në rrjet. Zgjedhin foto të Lulzim Bashës me flokët pis me brilantinë, veshjen shik dhe pamjen elegante e shikimin vizionar e përballë tij vënë foton e Ramës duke bërtitur, hakërryer, tallur, lakuriq etj., etj. Kur e shikonim përditë nga militantët vinim buzën në gaz nga  naiviteti fëmijëror dhe mungesa e fantazisë.

Dje, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, i vetëquajtur pasues i Nolit dhe i Konicës, po imitonte një stil adoleshentësh pa fantazi. Sigurisht, Kryeministri Rama, nuk mund të linte pa sikterisur veset e kandidatëve kundërshtarë për të bërë pak diferencë me militantët e forumit rinor të PD-së.

Gjithçka ishte e pranueshme (le të themi kështu) derisa në ekran u shfaq foto e Grida Dumës. Ishte një foto nga ato që shkrepen qëllimisht, nga fotografët perversë, e cila, afronte mikrofonin te goja e hapur, një aludim i hapur i seksit oral. Të gjithë shtangën! Si mundet të degradonte Kryeministri deri këtu? Si ka mundësi që nxënësi i Konicës dhe Nolit të na servirte një vulgaritet neveritës për elegancë dhe për satirë politike? Mirëpo kjo nuk mjaftoi. Për çdo njeri që mund të ishte i pavëmendshëm, që nuk i kishte sytë në TV, Kryeministri  shtoi edhe komentin: “Gridare Gridare Gridare oh oh oh”. (nga italishtja gridare-bërtet).

Të gjithë u pataksën. Mikrofoni i afruar maksimalisht në gojën e hapur, i shoqëruar me komentin kryeministror “bërtet, bërtet, bërtet oh oh oh” u soll si një satirë politike!!!

Çfarë ka ndodhur me Ramën? Pse ky degradim përtej çdo imagjinate? Pse gjuha e tij plot klas, që mahniste idhtarë e kundërshtarë, me hijeshinë e stilit dhe elegancën e lartë e njëkohësisht asgjësuese të kundërshtarit, ka degraduar në gjuhën e një gjyshi vulgar që i ka shteruar çdo  fantazi?

Pardje Edi Rama u duk shumë i plakur, tej mase. Ishte si ato gratë e moshuara të cilat megjithëse në rini e kanë ruajtur sqimën, elegancën, stilin dhe sharmin (atëherë ishin qendra e vëmendjes mashkullore), në perëndim të mbretërimit të tyre lëshohen në gojështhurësi, në barcaleta vulgare plot nënkuptim dhe mendojnë se kjo do i bëjë ato interesante. Është hera e parë që ndjeva keqardhje për plakjen e një burri sharmant! Po, Edi Rama është plakur…

Në përpjekje për të  justifikuar vulgaritetin e tij neveritës, Rama mbrëmë shkoi te Sokol Balla dhe e mbrojti të pambrojtshmen. Këmbëngulte se nuk sheh asgjë seksuale në atë kombinim fotoje dhe fjalësh vulgare:

“Nuk është faji im që ju shihni gjëra seksuale, faji është juaji”

Kjo sjellje prej gjimnazisti adoleshent nuk i ka hije Kryeministrit. Ajo pështirosje që bëri me prezantimin e nënës së një fëmije do ta ndjekë gjithë jetën si një harbut pa klas, si një sa-ndyrësi e llojit më të skajshëm. Si është ndier djali i Gridës kur ka parë  atë përçudnim me nuance seksuale të hapura të nënës së tij në prani të gjithë shqiptarëve nga Kryeministri i Shqipërisë?! Shyqyr që nuk jam në lëkurën e tij!

Opozita duhet ta mëshirojë plakun Rama. Nuk duhet askush ta kundërshtojë, duhet ta lënë të shajë mbarë e prapë si lëneshë e harruar fshati. Nëse ata përgjigjen do të bien në nivelin e tij dhe aty pastaj janë të humbur. Edi Rama po e mban debatin në nivele vulgare pasi ka vështirësi të mëdha në përmbajtje. Si magjistari që përqendron gjithë vëmendjen te dora e majtë, ndërkohë që trukun e bën me dorën e djathtë, edhe Rama po përpiqet të marrë vëmendjen me vulgaritet për t’iu shmangur bilancit tetëvjeçar qeverisës. “Nuk keni parë asgjë akoma”,- na tha para tetë vitesh dhe ne shpresuam se çoç do shohim. Por, tetë vite kaluan dhe tani po shohim një plak që shan mbarë e prapë gjithë katundin…

Sa gjynah!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook