Lidhu me ne

Aktualitet

Vajzat e bukura të ekranit dhe personazhe të njohur të përfshirë politikisht para zgjedhjeve të 25 prillit

Vajzat e bukura të ekranit dhe personazhe të njohur të

Të përdorësh statusin “VIP” për advokim politik VS të përfshihesh politikisht

Njerëzit dhe personazhet e famshëm po bëhen më të zhurmshëm se kurrë në një përpjekje për të nxitur/përkrahur një parti politike apo një tjetër. Disa e bëjnë për të nxitur ndryshimin e disa të tjerë, siç rëndom ndodh – përfshihen në propagandën politike.

Teksa ka të tjerë që përfshihen direkt politikisht – duke u rreshtuar në listën e kandidatëve për politikë apo duke i dhënë zë programit të partive politike.

Mbrëmjen e djeshme janë shpallur listat e kandidatëve për deputetë të secilës parti që do jetë pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit dhe siç ndodh gjithmonë, vërehet një përfshirje e vajzave të bukura, figurave të njohura publike në fushën e artit dhe gazetarisë. Teksa emra si Luljeta Bozo apo Najada Çomo – të cilat kandidojnë nën logon e Partisë Socialiste – bënë bujë për kandidimin e tyre si deputete, shohim një rikthim të Oriela Nebijajt në Partinë Demokratike.

Vajzat e bukura të ekranit dhe personazhe të njohur të

Oriela Nebijaj pas zgjedhjeve të 2013-ës u angazhua me PD-së si zëdhënëse e kësaj partie. Më pas, Ori iu dedikua plotësisht televizionit ku prej disa vitesh tashmë moderon “Wake Up” në Top Channel si dhe programin veror “Pushime on Top”. Shumë e pëlqyer në këtë pozicion – në botën e ekranit, si duket Ori, e cila vazhdimisht a ngritur zërin për çështje publike ka ende ambicie për politikë.

Në listat e djeshme, shohim se Oriela është e pozicionuar e 18-a në qarkun e Tiranës për deputete nën logon e PD-së.  

Po ashtu, një tjetër emër që u diskutua që do përfshihej në listat e PD-së dhe madje në media u përfol që do kandidonte në Durrës, ish ish-misi dhe ish-moderatorja Floriana Garo.

Vajzat e bukura të ekranit dhe personazhe të njohur të

Floriana Garo, e cila prej vitesh jeton në Zvicër me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, është rikthyer në Shqipëri për të qenë zëdhënësja e Partisë Demokratike. Floriana është përfolur dhe në zgjedhjet e 2017-ës për të qenë pjesë e listave të PD-së, mirëpo asokohe ish moderatorja mohoi të ketë ambicie në politikë.

Vajzat e bukura të ekranit dhe personazhe të njohur të

I dyti në qarkun e Kukësit për listat e PS-së kandidon aktori i njohur dhe dekani i Universiteteve të Arteve Petrit Malaj. Edhe pse jeton në Tiranë prej vitesh, aktori Malaj i cili është lindur në Tropojë do të kthehet në vendlindje dhe mesa duket kjo është një strategji i Ramës për të mbledhur sa më shumë vota.

Vajzat e bukura të ekranit dhe personazhe të njohur të

Vëllezërit binjakë, Donald dhe Romeo Veshaj, po ashtu janë angazhuar me PS-në. Dy vëllezërit vlonjatë janë angazhuar si koordinatorët e zyrës së posaçme për të rinjtë të ngritur në Tiranë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook