Kryesore
Ish-kryeministri i Turqisë, kritikon ashpër presidentin Erdogan

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, akuzoi Presidentin Erdogan se po e largonte vendin nga Evropa në një intervistë me median greke ‘Kathimerini’.
Davutoglu, i cili u prish me partinë në pushtet në Turqi, AK-në e Erdogan në vitin 2019 për të ngritur partinë rivale Gelecek (E Ardhmja), tha se vendimet e marra pas Grushtit të Shtetit të vitit 2016 e shtynë Turqinë në një rrugë të autoritarizmit më të madh.
“Pavarësisht paralajmërimeve tona, presidenti dhe udhëheqja e partisë vendosën të ndryshojnë sistemin e qeverisjes së vendit. Ata zgjodhën sistemin presidencial. Kjo ndryshoi natyrën e politikës në Turqi. Qasja aktuale po e tërheq Turqinë nga modeli evropian i demokracisë dhe administratës drejt autoritarizmit.” – tha ai.