Lidhu me ne

Kryesore

“Kush hyn në Parlament nëse ti merr 5 vota dhe ai poshtë listës së kryetarit merr 5 mijë?” DEBATI Thano – Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi dhe kryeredaktori i gazetës DITA, Adrian Thano u futën në debate , ndërsa ishin të ftuar në studion e “Ilva Now” në “Euronews Albania”.

Thano e pyeti Bardhin se kush zgjedh më 25 prill, qytetari apo kryetari i partisë dhe Bardhi tha që zgjedh qytetari.

Mirëpo pasi Thano e pyeti se kush futet në Parlament kur kemi një kandidat që merr 5 mijë vota nga qytetari dhe një tjetër që merr vetëm 5, por ky i fundit është renditur sipër në “zonën e gjelbër” të kryetarit, këtu Bardhi konfirmoi se në Parlament futet i zgjedhuri i kryetarit.

Diskutimi:

Thano: Kush voton në 25 Prill, qytetari apo kryetari? Kush zgjedh më 25 Prill, qytetari apo kryetari?

Bardhi: Qytetari

Thano: Je i sigurt

Bardhi: Patjetër, 1000 % i sigurt.

Thano: Nëse ti je në listën e gjelbër të kryetarit të PD-së…

Bardhi: Ky është sistemi që bëri Edi Rama, s’e kam bërë unë

Thano: Aaaa, po një sekondë pra

Bardhi: Se iu ktheve të njëjtës pyetje, unë dhe PD… Mos më bëj mua përgjegjës për një gjë që unë kam qenë kundër

Thano: Zgjedh qytetari apo kryetari

Bardhi: Qytetari

Thano: Po sapo të pyeta për shembullin, ti më the Rama.

Bardhi: Jo jo! Ti po flet për sistemin tani

Thano: Unë po të shpjegoj se ka një zonë të gjelbër

Bardhi: Nuk ka zonë të gjelbër apo jeshile

Thano: Ka një zonë të gjelbër zoti Bardhi, ku personi që renditet në zonën e gjelbër të kryetarit, edhe nëse merr 5 vota dhe nëse ai që është jashtë listës së kryetarit merr më pak se sa mesatarja e qarkut, zgjidhet ai i kryetarit

Bardhi: Patjetër, po

Thano: Pesë me pesëmijë, zgjidhet pesa

Thano: Po ku zgjedh qytetari, pesë mijë qytetarë nuk mundkan dot pesëshen e kryetarit! Cili qytetar zgjedh këtu?! Të lutem tashi…

Ajo për të cilin po debatojnë Thano e Bardhi, është neni 163 i Kodit të Ri Zgjedhor, i cili parashikon që përfitojnë mandat kandidatët me numër votash sa mesatarja që i takon 1 deputeti nga ai subjekt, por mjaftojnë 10 mijë vota. Zakonisht mesatarja është më e madhe se 10 mijë. Kandidati që merr sa mesatarja ose 10 mije vota zëvendëson kandidatin e fundit në renditjen e kryetarit.

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar16 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix16 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook