Kryesore
Vjosa Osmani deputetja më e votuar në zgjedhjet në Kosovë

Vjosa Osmani eshte deputetja më e votuar e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë. Osmani ka marrë mbi 300 mije vota, sipas Insajderit.
Ajo renditet e para në listën e koalicionit të drejtuar nga vetevendosje. Osmani është presidente në detyre dhe kryesuese e Kuvendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli të enjten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Lëvizja Vetvendosja do të ketë 58 deputetë në parlamentin e ri të Kosovës. Ndërkohë që PDK ka marrë 19 deputetë ndërsa LDK 15 deputetë. Partia e Haradinjat, AAK ka marrë 66,111 vota dhe merr 8 mandate në parlament, ndërsa lista serbe merr 10 mandate në parlament.