Kryesore
Mediu: Rama tenton të krijojë karantinë për opozitën
Gjykata Kushtetuese do të gjykojë këtë të martë kërkesën e Partisë Republikane në lidhje me kundërshtimin e vendimit për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 veta për fushatë zgjedhore, në kuadër të masave anti-COVID.
Kreu i PR-së Fatmir Mediu në një deklaratë për mediat është shprehur se Edi Rama po tenton që të Karantinojë opozitën.
Sipas tij kryeministri i ka lejuar vetes dhe përmes vlerësimeve të komitetit, që parlamenti të mblidhet, qeveria apo dhe pushteti lokal të bëjë aktivitete mbi 10 veta dhe kufizon opozitën.
“Veprimtaritë e Edi Ramës tentojnë që të krijojnë karantinë për opozitën. Në një kohë që i ka lejuar vetes dhe përmes vlerësimeve të komitetit, që parlamenti të mblidhet, qeveria apo dhe pushteti lokal të bëjë aktivitete mbi 10 veta dhe kufizon opozitën. Kjo është situatë e papranueshme, anti-ligjore. Nuk mund të ketë dy standarde për partitë politike apo dhe qytetarët. Nuk mund të trajtohet ndryshe kryeministri, apo qytetari. Të gjithë jemi njerëz përballë të njëjtin rrezik. Duket qartë se nuk kemi më as ligje, as qeveri, por një qeveri të korruptuar, që përpiqet që të thyejë rregullat. Jemi për të respektuar çdo rregull, por që imponohen në mënyrë të barabartë tek të gjithë”, -tha Mediu.