Lidhu me ne

Kryesore

Jorida Tabaku: Kujt i duhet më Edi Rama?

Jorida Tabaku: Shtresa e mesme paguan më shumë, rikthim në taksën e sheshtë

Nga Jorida Tabaku

Si gjeli që krekoset në majë të një grumbulli dështimesh, Edi Rama kërkon një mandat të tretë. E do për veten, jo për të vetët, dhe aq më pak për qeverisjen e vendit. Duke mos pasur asnjë hapësirë manovre përveç batutave pa kripë, si gjeli mbi pleh ai i del zot fushatës, qëllimi i së cilës është ambicioz: të mbulojë dështimet që rrënuan Shqipërinë në emër të një diktatoruci dhe për hir të një fasade. Me 100 fshatrat, 1000 petritët, me rilindjen urbane të qendrave të qyteteve të shkretuara nga banorët, me Teatrin Kombëtar të shembur në emër të betonizimit, me idenë e marrë se projektet 3D do të varrosin realitetin, ai kërkon një tjetër mandat, me pafytyrësinë që e maskon si guxim.

Edi Ramës i duhet një mandat më shumë për të kopsitur përfundimisht atë që kurrë nuk e ka premtuar: qeverisjen totale me njerëz të korruptuar, që në mëngjes japin rrugët e Shqipërisë me koncesion dhe që udhëtojnë drejt restoranteve luksoze të botës ndërsa ato përmbyten. Edi Ramës i duhet ky mandat për të ngrënë qyl mishin e Nusretit; Edi Ramës i duhet edhe një mandat për të mbuluar zhvatjen dhe për zhvatur edhe më shumë me PPP dhe tendera xhepat e shqiptarëve. Por Edi Rama sot ka frikë jo vetëm sepse demokratët do t’i rezistojnë. Edi Rama trembet sepse ka zhvatur edhe socialistët me qeverisjen e tij. Sepse as socialistët nuk janë budallenj aq sa të gënjehen me një tjetër pyll orbital.

Edi Rama e kërkon mandatin e tretë sepse ka frikë nga qytetarët, jo sepse do t’i qeverisë. Edi Rama po lufton për një mandat të tretë sepse e ka më të lehtë të zbrazë vendin nga njerëzit më vitalë sesa të lëshojë një karrige, të cilën e mban me njerëzit që grabitin ata që nuk kanë mundësi të largohen.

Edi Rama lufton me mish dhe me shpirt për të sunduar jo përmes votës demokratike, por përmes bjerrjes së ndërgjegjes qytetare, përmes largimit të inteligjencës dhe profesionistëve. Zanati i tij është të vjedhë të ndershmit dhe këtë ta quajë taksim, të përzërë shqiptarët nga shtëpitë e tyre dhe ta quajë këtë zhvillim, të shfrytëzojë çdo mjet të pushtet për luksin personal dhe këtë e ka quajtur punë. Të përdorë ligjet në favor të një klike dhe këtë e ka quajtur emancipim.

Jo më kot miqtë e tij janë trafikantët dhe të korruptuarit. Jo më kot njerëzit e shohin në realitet kush është Rama ditën që ai shfaqet me ta. Pasi ata janë habitati i vet, me ta ai jeton në paqe, prandaj ai sulmon kundërshtarët e tij politikë me gjuhën e tyre dhe me grushtet e tyre. Ai ka frikë nga demokracia, ka frikë nga llogaridhënia, ka frikë nga qytetarët. Pushteti absolut i nevojitet për të fshehur krimin. Rama sot u shkon nga pas qytetarëve duke i mashtruar, pasi dëshiron një pushtet edhe më të madh për të mbuluar krimet dhe dështimet në 8 vjet qeverisje.

Lufton për të fshehur gjurmët e pastrimit të parave në ndërtim dhe në kontratat e dyshimta koncesionare që janë përdorur për të pastruar paratë e drogës, me të cilën mbolli vendin. Ai sot nuk lufton për të zgjidhur sa më mirë hallin e pronave, por kërkon që të fshehë vjedhjet galopante dhe sy për sy që po kryen përditë në arsim dhe shëndetësi.

Nuk i intereson aspak që të ndërtojë një Shqipëri ku mundësia të jetë për të gjithë, por lufton për të mbuluar trafiqet në dogana dhe korrupsionin në tatime. Shqiptarët për të janë thjesht numra, statistika apo audienca, me të cilët ai do të argëtohet duke i gënjyer sistematikisht. Në të vërtetë, ai kërkon pushtet për të manipuluar drejtësinë dhe për të kriminalizuar Policinë. A nuk ka vepruar kështu këto 8 vjet? Një mandat i tretë nuk i intereson askujt përpos Ramës dhe enturazhit të tij të korruptuar dhe inkriminuar. Shqiptari i ndershëm që përvesh mëngët që kur dielli lind, që shkon përditë në punë dhe duron poteren e një trafiku marramendës në Tiranë, diellin zhuritës apo të ftohtin e acartë, nuk ka asnjë përfitim nga kjo.

Një mandat i tretë nuk u duhet as mjekëve që sot trajtohen si kavje, e që u shitet një rritje page që nuk është e tillë. Nuk u duhet as arsimtarëve që e shohin se si arsimi i sponsorizuar nga Rama është i mbushur me militantë të pandershëm dhe me presione për vota. Madje, as artistëve që u prishi tempullin dhe nuk e stimuloi kurrë artin, por e luftoi si armik, nuk u duhet policeve të ndershëm sepse u vuri mbi kokë shefa të kriminalizuar, trafikantë droge e të korruptuar që u vunë në shërbim të krimit.

Nuk u duhet prokurorëve e gjyqtarëve që je tojnë me dinjitet (sepse i kërcënon e shantazhon në çdo formë që të lirojnë kriminelet më famëkeq të vendit), nuk u duhet punëtorëve sepse i detyron çdo ditë të lënë familjet e enden rrugëve te botes, nuk u duhet të rinjve sepse u tregon çdo ditë rrugëdaljen nga vendi si e vetmja zgjidhje për të jetuar.

Nuk u duhet studentëve sepse nuk u dha kurrë atë që u takon dhe nuk i ndihmoi kurrë që të bëhen të zot në vendin e tyre, nuk u duhet pensionistëve sepse i ndau nga djemtë, nipërit e mbesat që ikin në emigracion dhe nuk ua rriti kurrë pensionet. Nuk u duhet zonjave që i trajton për batuta mizogjiniste, ndërsa gajaset me shokët e tij.

Nuk i duhet askujt tjetër, përveçse pjesës më të errët të shoqërisë sonë. Vetëm atyre u duhet. Atyre u mbaron punë, u shërben, ua zgjidh hallet dhe mendon si të manipulojë këtë vend për t’u shërbyer atyre. Kjo, pasi e di që ata e ndihmojnë që të rrijë në pushtet dhe sepse ai me ta ndihet komod. Sepse vetëm me njerëz të korruptuar e me kriminele gajaset gjithë kënaqësi nëpër telefonata apo skutave ku shtrohen deng me të ngrëne e të pirë. Asnjë shqiptari të ndershëm nuk i duhet mbi kokë shqiptari më i korruptuar në histori.

Prandaj edhe zgjidhja po bëhet gjithnjë e më e thjeshtë ditë për ditë. Ai e ka të qartë sado që çirret dhe kërkon një tjetër mandat. Rama do të humbasë në 25 prill pasi ka dështuar për të krijuar një Shqipëri për të gjithë. Përkundrazi, ka mbjellë përçarjen dhe urrejtjen për të ndershmin, dinjitozin dhe qytetarinë. Përtej asaj që ai shet, përtej asaj që propagandon, ai në thelb e urren shqiptarin e ndershëm që kërkon më të mirën për familjen dhe vendin e tij. Ai nuk mund ta fitojë një mandat të tretë pasi është pakica. As mundet ta rrëmbejë, pasi është pakica e pakicës dhe si e tillë do të përfundojë në 25 prill ditën kur Shqipëria do të fitojë. Ditën kur familjet shqiptare do të votojnë një qeveri që u shërben atyre dhe një Kryeministër që nuk dëshiron pushtetin, por qeverisjen për të zbatuar planin që po u prezanton shqiptarëve çdo ditë.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix15 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix15 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix15 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar15 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar15 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix15 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar16 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Mix16 orë më herët

Rolls-Royce prezanton modelin më të fuqishëm të historisë së vet, për 370 mijë euro

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth...

Radar16 orë më herët

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e...

Facebook