Radar
“E vërteta do të dalë në dritë”, Carla Bruni në mbështetje të bashkëshortit të saj Sarkozy
Ish-presidenti francez, Nicola Sarkozy u dënua ditën e djeshme nga një gjykatë franceze me 3 vjet burg mbi akuzat për korrupsion, ku dy vite u pezulluan dhe 1 vit ai duhet ta kalojë në arrest shtëpie.
Pak pasi u dha vendimi, bashkëshortja e tij, Carla Bruni, shprehu mbështjetjen ndaj bashkëshortit të saj, ku përmes një postimi në “Instagram”, shkruan se e vërteta do të dalë në dritë.
“Çfarë çmendurie e e pamëshirshme i dashur, lufta vazhdon, e vërteta do të dalë në dritë”, shkruan Bruni.
Sarkozy do të kalojë arrestin shtëpiak në vilën luksoze të bashkëshortes së tij, një ish-modele dhe këngëtare shumë e njohur.