Lidhu me ne

Gatime

Kur është koha e duhur për të pirë ujë me limon, efekti që ka në mëngjes

Uji me limon në mëngjes është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën plot me ushqyes dhe vitamina.

Por uji me limon nuk ka përse të pihet vetëm në mëngjes sipas ekspertëve të ushqyerjes së shëndetshme.

Uji është i dobishëm për çdo qelizë të trupit dhe ka efekt pastrues për organizmin.

Nëse e pasuroni me lëng limoni, uji do të ketë më shumë alkalinë. Që do të thotë se sistemi tretës do të përfitojë më shumë prej tij.

Limoni nxit çlirimin e bikarbonatit të sodiumit në zorrën e vogël duke nxitur tretjen.

Uji me limon ju mban të hidratuar dhe përmirëson funksionet e muskujve dhe tretjen.

Athtësia e limonit nxit edhe prodhimin e lëngjeve tretëse dhe qarkullimin e tyre.

Përse janë limonat kaq të veçantë?
Limonat kanë një shije të mire, por janë edhe një burim i shkëlqyer i vitaminës C, polifenolëve, antioksidantëve e të tjerë.

Për më tepër, antioksidantët kurojnë organizmin nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Pirja e ujit me limon që në mëngjes i jep trupit antioksidantët e nevojshëm për rigjallërimin e lëkurës dhe freskinë e saj.

Përse duhet të pini ujë me limon në mëngjes?
Uji me limon të bën mirë në çdo orë të ditës. Por mëngjesi ka më shumë rëndësi, më shumë për shkak të ujit se limonit.

Pirja e një gote me ujë në mëngjes ka efekt hidratues pas një nate në gjumë dhe zbut urinë.

Ekspertët thonë se trupi në mëngjes është tërësisht i dehidratuar. Duke e nisur ditën me një gotë me ujë me limon, trupi furnizohet me ushqyesit e nevojshëm që e pastrojnë dhe e hidratojnë që në fillim.

Nëse i zëvendësoni pijet e ëmbëlsuara ose ato me kafeinë me ujë me limon, atëherë do të përfitoni më pak kalori dhe më shumë ushqyes të dobishëm.

Kjo është një strategji fitimprurëse për trupin dhe trurin./AW/

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore7 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix7 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix7 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook