Lidhu me ne

Kryesore

Rama shfaqet si drejtuesi i një “programi televiziv” dhe u bën pyetje kandidatëve: “Cili është defekti më i madh në PS?”


Pasioni i  kryeministrit Edi Rama për kameran dhe shfaqjet shpaloset edhe njëherë tjetër. Ai tanimë nuk ka vetëm një televizion online “ERTV”, por sot u shfaq si moderator i një emisioni, ku prezanton dhe u jep apo ndërpret fjalën personazheve të reja që u janë bashkuar PS-së.

Ndërkohë krah tij si ndihmës apo “analistë”, shfaqen deputeti Taulant Balla dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Rama u drejton pyetje kandidatëve të rinj të PS-së për deputetë, mbi idetë e qëndrimet e tyre, por po ashtu nuk ngurron t’u bëjë pyetje “provokuese”, si përshembull se cili është defekti më i madh i partisë së tij.

“Kush është defekti më i madh i Partisë Socialiste sipas teje. Thuaje troç”– pyet Rama me mikrofon në dorë një djalë të ri të quajtur Kabiri.

Ky i fundit u përgjigj: “Defekti më i madh i PS-së është përfaqësimi nga të rinjtë mendoj, brenda në Kuvend”. Të njëjtën pyetje, Rama vijoi t’ua bënte dhe kandidatëve të tjerë.

Rama edhe vetë e quajti vendin ku ata shfaqen për këtë prezantim, “studio apo hapësirë astronautike” ndërsa u la dhe kohë atyre “të ambjentohen me studion”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook