Lidhu me ne

Kryesore

“Si t’i japësh ISIS-it çmimin Nobel për Paqen” – Ambasadorja Kim masakrohet në komente pas çmimit për Dvoranin

Një deklaratë e Departamentit Amerikan të Shtetit, për dhënien e çmimit ‘Kampion i Antikorrupsionit’ ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, praktikisht plasi dje “barutin” në Tiranë.

Dvorani ishte akuzuar vazhdimisht nga presidenti Ilir Meta se kishte tentuar të kapte drejtësinë përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tij në krye të KED-së, e madje dhe Komisioni i Venecias arriti në përfundimin se ai kishte krijuar një situatë antikushtetuese me dërgimin e listave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. E ky çmim u mor si një sinjal shumë i fortë i DASH-it për presidentin Meta.

Ndërsa kryeministri Edi Rama u krenua në “Twitter” për arritjen e Dvoranit për çmimin e ri, të gjitha këto nuk mund të liheshin në harresë nga ndjekësit e tij, të cilët shkruajnë se këtë çmim më mirë ta merrte vetë Rama, se për “Dvoranin nuk dimë të ketë goditur ndonjë korrupsion”, ndërsa ironizohet masivisht marrja e këtij çmimi.

Në postimin e Ambasadës Amerikane në Facebook, apo të llogarisë personale të ambasadores Kim në “Twitter” ka patur gjithashtu një fluks komentesh, ku shumë njerëz i kanë shkruar asaj se të shpallësh Dvoranin si kampion të Antikorrupsionit është njëlloj sikur t’i japësh ISIS-it çmim Nobel për Paqen, apo të cilësosh Ndranghetën si OJQ Bamirëse.

Madje kishte nga ata që thonin që përderisa mori Dvorani një çmim të tillë, pritet që SHBA-ja të dekorojë dhe ish-diktatorin Enver Hoxha gjithashtu.

Një tjetër koment i përsëritur disa herë ishte mbi dyshimet që ngrinin disa se kush është administratori i faqes së Ambasadës Amerikane, me një pjesë që sugjeronte drejtorin e Komunikimit të Kryeministrisë Endri Fugën, e të tjerë botuesin Carlo Bollino./Hashtag.al

Të tjera komente:

MË TEPËR

Mix2 minuta më herët

Sipas studimeve ja cila është mosha mesatare për t’u bërë i pasur

Studimet e fundit tregojnë se mosha mesatare për t’u bërë i pasur ndryshon në varësi të faktorëve si vendndodhja, industria...

Mix5 minuta më herët

Rihanna flet pasi A$AP Rocky u shpall i pafajshëm

Rihanna dhe A$AP Rocky kanë kaluar një moment të rëndësishëm së bashku, pas shpalljes së A$AP Rocky të pafajshëm për...

Mix7 minuta më herët

Sporti i notit, aleati më i mirë për trurin e njeriut

Përfitimet psikologjike të ushtrimit me sporte të ndryshme janë shumë domethënëse për impaktin që kanë në ekuilibrin tonë emocional. Si...

Radar21 minuta më herët

Fatos Lubonja: Edi Rama është bërë për t’u lidhur, del e flet me gjuhë rrugaçi

Fatos Lubonja e ka cilësuar organizimin e mitingut me punonjësit e bashkisë nga kryeministri Edi Rama si “krim elektoral”. Në...

Mix23 minuta më herët

Helmimi nga ushqimi/ Çfarë nuk ha kurrë një mikrobiologe!

Është folur shumë për ushqimin e shëndetshëm, cilat ushqime duhet të preferojmë, por edhe cilat duhet të shmangim në përditshmërinë...

Radar41 minuta më herët

Çfarë do të thotë rikthimi i Jack Ma në qendër të vëmendjes?

Ma, karizmatik dhe plot ngjyra, i cili ishte një nga biznesmenët më të shquar të Kinës, ishte tërhequr nga jeta...

Mix50 minuta më herët

Lëngjet që luftojnë fryrjen e stomakut, receta e thjeshtë që lehtëson tretjen

Një mjek nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit Britanik (NHS), Dr. Karan Rajan, pohon se një pije natyrale e bërë në...

Mix54 minuta më herët

“Kam blerë klikime”, Anxhela Peristeri flet pa filtra: E bëjnë të gjithë!

“E kam bërë, s’e kam bërë” është një nga lojërat më të famshme të programit “Mirëmbrëma yje” nga Arbana Osmani....

Mix1 orë më herët

Sallata e shëndetshme me lakër të bardhë dhe kastravec

Kastravecat janë ndër dhuratat më të mrekullueshme të natyrës. Ky frut është shumë  i rëndësishëm për ushqyerjen tonë. Po, kastraveci...

Mix1 orë më herët

Sekretet e përgatitjes së kafesë Turke me shijen perfekte

Kafeja turke është e famshme në të gjithë botën jo vetëm për shijen dhe stilin e veçantë të përgatitjes por edhe...

Facebook