Kryesore
Terror në mes të lokalit/ Berisha: Bandat e narkokryetarit terrorizojnë Krujën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në një lokal në Krujë.
Katër personat e maskuar, nën kërcënimin e armëve ata u kanë kërkuar klientëve të lokalit të mos lëvizin, dhe më pas kanë tërhequr një të ri në mesin e lokalit duke e rrahur barbarisht me shkop. Pasi e kanë qëlluar disa herë dhe kërcënuar të riun në sy të klientëve, personat e maskuar janë larguar nga lokali.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ish kryemininistri Sali Berisha i cili thotë se maskat e armatosura të narkokryetarit po terrorizojnë Krujën.
“Bandat e Narkokryetar Bushit terrorizojne Krujen dhe qytetaret e saj! Ndiqeni dhe shperndajeni videon ne te cilen maskat e armatosura te narkokryetarit keqtrajtojne qytetarin ne lokal”, shkruan Berisha.