Lidhu me ne

Kryesore

Kryeministri Rama tenton të përfshijë në fushatë presidentin Meta pas dështimit me diversionin PD-LSI


Para pak kohësh, kryeministri Edi Rama, një lojtar politik prej 20 vitesh nisi ta luftonte koalicionin PD-LSI me diversion, gjë që e ka arritur njëherë para tri vitesh.

Përmes retorikës së tij, kërkonte të nxiste një konflikt mes dy liderëve të opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Ai shprehej se vetë kishte patur një pakt me Bashën, për ta “çuar për skrap LSI-në”. Mirëpo pasi kjo dështoi, duket se po përpiqet të gjejë një tjetër metodë për ta luftuar opozitën në prag fushate, dhe këtë po e bën duke tentuar të fusë presidentin në fushatë.

Ditën e djeshme ai akuzoi Metën se ka shpërdoruar detyrën në krye të shtetit për t’i bërë favore LSI-së.

Gjatë vizitës së tij në Vlorë ku ndodhej për të parë nisjen e procesit të vaksinimit, Rama tha se Meta ka shkuar në këtë qytet “natën dhe me makina pa protokollin përkatës”.

“Presidenti ka kohë që nuk është më president. Është thjeshtë një shpërdorues i detyrës së presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja.

E mirëkuptoj se vjen në Vlorë natën, shkon lart e poshtë natën. Shfaqet në makina që nuk janë në protokollin përkatës. Takon njerëz mesa duket jo aq shumë dhe i duket e zbrazur komplet Shqipëria sepse shumë pak njerëz besojnë tek LSI-ja. Në këto kushte duhet ta mirëkuptoni të gjithë që i duket si katastrofë.”– shprehej Rama.

Të njëjtat deklarata ai i përsëriti edhe sot gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Vlorës, ndërsa shoqërohej nga deputeti Damian Gjiknuri.

E i frymëzuar nga Rama, edhe Gjiknuri u bë pjesë e këtyre deklaratave, duke thënë se i thënë Metës “mos hajde natën për politikë”, por e ftonte “të tregojë burrninë” duke shkuar ditën kur të inaugurohet rruga Radhimë-Orikum.

Përgjigja e Metës

Këtyre deklaratave presidenti Ilir Meta iu përgjigj sot gjatë një konference me gazetarët, të cilët po prisnin ta pyesnin për këtë.

Meta tha se një president nuk ka frikë nga populli dhe se ai do të shkojë natën dhe ditën në Vlorë dhe në qytete të tjera, pasi sipas tij vetëm Kush ka frikë nga populli lëviz me protokolle sigurie, me eskortë dhe 400 makina shoqëruese”.

Ai hodhi thumba ndaj deputetit Gjiknuri: “Kujton se ka frikë presidenti nga Damiani? S’kam frikë nga Damiani e kur të dojë Damiani të marrë gurunë e të dalim së bashku në mes të Vlorës…”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske11 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix11 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore12 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar14 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix14 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar15 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar16 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix16 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore17 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix17 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook