Lidhu me ne

Letersi

” Shpërfillje “- Poezi nga Bilbil Beqiri

Giordano Bruno.I dënuar për herezi nga gjyqi i Inkuizicionit, duke mos pranuar të bënte abjurën, – d.m.th. t’u binte mohit ideve të veta, – më 17 shkurt 1600 ai u shpu në Campo de’ Fiori, në Romë, ku e dogjën për se gjalli në turrën e druve, pakashumë aty ku sot i kanë ngritur monumentin.

Image result for bilbil beqiri shperfillje

KYÇJA E GOJËS nga Aurel Plasari

17 shkurt, portale të shumta – italiane sidomos – përkujtonin vrasjen me djegie të filozofit Giordano Bruno.I dënuar për herezi nga gjyqi i Inkuizicionit, duke mos pranuar të bënte abjurën, – d.m.th. t’u binte mohit ideve të veta, – më 17 shkurt 1600 ai u shpu në Campo de’ Fiori, në Romë, ku e dogjën për se gjalli në turrën e druve, pakashumë aty ku sot i kanë ngritur monumentin.

Duke rilexuar historinë e ndëshkimit të tij më la përshtypje një hollësi që nuk e kisha vënë re: gjatë rrugës për të vendin e ekzekutimit atij ia kishin mbyllur gojën me një vegël tradicionale të torturave mesjetare, që në italishte quhej “mordacchia” dhe në anglishte “scold’s bridle”, “brank’s bridle”.

Kaq frikë kishin nga fjala e tij edhe për ata disa hapa drejt vendit ku do ta digjnin!Në shqipe, fatmirësisht, nuk kemi term për atë vegël, me gjasë as që është përdorur ndonjë e tillë në traditën shqiptare. Nuk është ajo që e quajmë thjesht, si figurë poetike, “shtupë”. Kur themi “T’i vësh shtupën gojës”. Është fjala për një instrument metalik, zakonisht hekuri, si mëgojëza që u vihet kuajve, me ndryshimin kryesor se ka një çengel me grep, që ngulej në gjuhën e viktimës.

Me t’u mbyllur vegla me dry, i dënuari ishte i detyruar të gëlltiste gjakun e vet që i rridhte nga plaga në gjuhë. Etj.Dhe i kanë rënë shkurt kur na e kanë përshkruar thjesht si një “frat domenikan” me mendime heretike. Giordano Bruno ishte njëri ndër filozofët më të rëndësishëm të kohës, i njohur jo vetëm në Itali, por edhe në Francë, në Angli e gjetiu.

Ja vetëm lista që jepet sot e veprave filozofike të 51-vjeçarit:• De umbris idearum (The Shadows of Ideas, Paris, 1582);• Cantus Circaeus (The Incantation of Circe, 1582); • De compendiosa architectura et complento artis Lulli (A Compendium of Architecture and Lulli’s Art, 1582); • Candelaio (The Torchbearer or The Candle Bearer, 1582);• Ars reminiscendi (The Art of Memory, 1583);• Explicatio triginta sigillorum (Explanation of Thirty Seals, 1583);;• Sigillus sigillorum (The Seal of Seals, 1583);• La cena de le ceneri (The Ash Wednesday Supper, 1584);• De la causa, principio, et uno (Concerning Cause, Principle, and Unity, 1584);• De l’infinito universo et mondi (On the Infinite Universe and Worlds, 1584);• Spaccio de la bestia trionfante (The Expulsion of the Triumphant Beast, London, 1584);• Cabala del cavallo Pegaseo (Cabal of the Horse Pegasus, 1585);• De gli eroici furori (The Heroic Frenzies, 1585); • Figuratio Aristotelici Physici auditus (Figures From Aristotle’s Physics, 1585);• Dialogi duo de Fabricii Mordentis Salernitani (Two Dialogues of Fabricii Mordentis Salernitani, 1586);• Idiota triumphans (The Triumphant Idiot, 1586);• De somni interpretatione (Dream Interpretation, 1586); • Animadversiones circa lampadem lullianam (Amendments regarding Lull’s Lantern, 1586); • Lampas triginta statuarum (The Lantern of Thirty Statues, 1586);• Centum et viginti articuli de natura et mundo adversus peripateticos (One Hundred and Twenty Articles on Nature and the World Against the Peripatetics, 1586); • De Lampade combinatoria Lulliana (The Lamp of Combinations according to Lull, 1587); • De progressu et lampade venatoria logicorum (Progress and the Hunter’s Lamp of Logical Methods, 1587);;• Oratio valedictoria (Valedictory Oration, 1588); • Camoeracensis Acrotismus (The Pleasure of Dispute, 1588); • De specierum scrutinio (1588);• Articuli centum et sexaginta adversus huius tempestatis mathematicos atque Philosophos (One Hundred and Sixty Theses Against Mathematicians and Philosophers, 1588);• Oratio consolatoria (Consolation Oration, 1589); • De vinculis in genere (Of Bonds in General, 1591); • De triplici minimo et mensura (On the Threefold Minimum and Measure, 1591); • De monade numero et figura (On the Monad, Number, and Figure, Frankfurt, 1591); • De innumerabilibus, immenso, et infigurabili (Of Innumerable Things, Vastness and the Unrepresentable, 1591);• De imaginum, signorum et idearum compositione (On the Composition of Images, Signs and Ideas, 1591);• Summa terminorum metaphysicorum (Handbook of Metaphysical Terms, 1595); • Artificium perorandi (The Art of Communicating, 1612).fb a.p.

May be a black-and-white image of 1 person and text that says "GIORDANO BRUNO"
No photo description available.

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Çfarë thotë horoskopi për mënyrën si puthni?

Thuhet se yjet ndikojnë në shumë aspekte të jetës sonë edhe në mënyrën si puthim. Prandaj, ndonjëherë kemi më shumë...

Mix10 orë më herët

Arsyeja pse AVOKADO nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja!

Avokadoja ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe në të njëjtën kohë është shumë e shijshme . Dhe nëse nuk ka...

Kryesore10 orë më herët

Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s’e kupton derisa vjen ajo sekonda që t’i merr të gjitha

Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër. Edhe 8 vite më parë, ai për pak...

Mix1 ditë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix1 ditë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix1 ditë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix1 ditë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar1 ditë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix1 ditë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike1 ditë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Facebook