Lidhu me ne

Mix

Can Yaman dhe Diletta Leotta, një histori dashurie e sajuar?

Data e supozuar e dasmës, një aeroplan që fluturon mbi qiellin e Romës, ku shkruhet: “Diletta, a do të martohesh me mua? Të dua Can”, Can që kapet mat me vjehrrën e ardhshme nëpër argjendari duke kërkuar një unazë, dhe të gjitha këto kanë ngritur dyshime mes fansave italianë se gjithë historia e çiftit është e sajuar. Fansat janë të ndarë në dy grupe: ata që besojnë në vërtetësinë e kësaj historie dashurie dhe ata që, nga ana tjetër, flasin për një histori të krijuar për biznes.

Can dhe Diletta nuk konfirmojnë, por as nuk mohojnë. Për javë të tëra, thashethemet për çiftin Leotta-Yaman kanë mbajtur pezull komentuesit e rrjeteve sociale dhe ata të televizionit. Në emisionin e fundit të “Pomeriggio Cinque”, transmetuar dje, më 17 shkurt, u hodhën dyshime rreth besueshmërisë së flirtit mes aktorit turk dhe prezantueses italiane.

Thashethemet në lidhje me historinë e dashurisë së Diletta Leottas dhe Can Yaman po qarkullojnë prej thuajse një muaji. Sipas thashethemeve në mediat italiane, çifti filloi lidhjen pas disa mesazhesh të shkëmbyera përmes Instagramit. Fotoja e parë e kapur nga paparacët daton në ditët e para të janarit, kur çifti u kap duke darkuar së bashku. Ndërsa ata publikuan foto së bashku vetëm pak ditë më parë në rrjetet sociale.

Por ka edhe nga ata që theksojnë se nuk mund të mos vihet re se pas çdo fotoje të postuar nga Can dhe Diletta qëndron një trupë profesionale, siç duket qartë në këtë foto;

në këtë;

dhe në këtë;

Me pak fjalë, gjithçka që kemi parë janë imazhe perfekte dhe jo shumë spontane. Shumë fansa të 31-vjeçarit nuk besojnë në këtë marrëdhënie. Zhurma e shkaktuar nga kjo histori ka bërë që disa të dyshojnë se bëhet fjalë më shumë për biznes sesa për dashuri.

Gazetari i njohur Alberto Dandolo është pothuajse i sigurt se kjo është një “lidhje biznesi”, pasi ai shpërtheu në të përjavshmen Oggi, duke treguar se si pas historisë së dashurisë së shumëpërfolur në të vërtetë mund të fshihen interesat profesionale të të dyve.

Barbara D’Urso pyeti në program opinonistët dhe shprehu dyshimet e saj.

Përmes profileve në rrjetet sociale, të shumtë ishin edhe komentuesit e “Pomeriggio Cinque” që mendojnë se diçka fshihet dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që historia e çiftit të famshëm të jetë një bashkim vetëm për biznes. Sidoqoftë, vetëm kur Can dhe Diletta të vendosin të flasin publikisht për këtë gjë, do të mund të hedhin dritë mbi gjithçka që po spekulohet aktualisht.

Burimi: Solo Donna

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix11 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix11 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix11 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix11 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar12 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix12 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike12 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix12 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix13 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook