Kryesore
Raketat ruse dhe studentët kërcënojnë Rexhep Erdoganin
Nga Franco Venturini
Raketat ruse kërcënojnë Rexhep Taip Erdoganin. Nuk do të deshim të ishim keqkuptuar: edhe se kundërshtarë në Libi. Rusia dhe Turqia kanë marrëdhënie shumë të mira. Raketat në fjalë, shumë të rrezikëshmet kundëajroret S – 400, janë blerë nga Ankaraja me përpikmëri të dorëzuara nga Moska. Por efekti I tyre, më parë se të jenë rrjeshtuar, ka qënë shpërthyes.
SHBA të Trump-it e kanë përjashtuar Turqinë nga zhvillimi i bombarduesve gjuajtës F 35 (të porositura edhe nga Italia), aeroplanët që pjesërisht Ankaraja i kishte paguar nuk janë dorëzuar, e tani Erdogani druan se Bideni do t’a përforcojë ndëshkimin. Aq më tepër se turqit po trajtojnë me Moskën të tjera blerje, pa çarë kokën se janë antarë të NATO-s dhe as papërputhshmërinë e hamendësuar mes S-400 dhe armatimeve të Aleancës Atlantike.
Erdogani, duke e parë punën pisk, ka kërkuar mirëkuptim n’Evropë, duke ndërprerë menjëherë polemikat e madje dhe sharjet e shkëmbyera me Parisin kohët e fundit. Të dërguarit turq nuk kanë lënë pa i u kujtuar bashkëbiseduesve të tyre (kjo gjë intereson edhe Italinë) që tre milion të ikurish sirianë dhe afganë, janë “mikpritur” në Turqi në shkëmbim të financimeve bujare. Porta mund të hapet… Por evropianët nuk janë joshur duke i kujtuar Erdoganit veprime konkrete të pajtimit.
E si të mos mjaftonte, i forti i Turqisë duhet të bëjë hesapet tani edhe me trazirat në frontin e brëndshëm. Gjithshka filloi kur një korier politik është emëruar rektor i Universitetit të çmuar Bogazici. Demostratave të studentëve policia i u përgjigj me qindra ndalime, dhe nja njëzet djemsh e vajzash janë vënë nën hetim me padinë “pjesëmarrje në manifestime të paligjëshme dhe qëndresë kundër arrestimit”. Kërshëri, akuzat janë të njëjta me ato të sanksionuara në Rusi kundër demostruesve pro-Navalny. Nga ana tjetër raketat S-400 nuk janë lidhja e vetme ndërmjet Putinit dhe Erdoganit.
“Corriere della sera”
Përktheu Eugjen Merlika /Gazeta Liberale