Lidhu me ne

Mix

Pse biem në dashuri? Ja 5 arsyet që jep shkenca…

Lexime

21:15 – 15.02.21Gazeta Shqiptare

Pamja, komunikimi, diçka që sjell gëzim e që na i bën zemrat tona të shpërthejnë! Ne dashurohemi, kundër të gjitha pritshmërive dhe parashikimeve. Dhe megjithëse kërkojmë arsye për të shpjeguar ndjenjën që përjetojmë, logjika jo gjithmonë ndihmon.

Shkenca mund të sugjerojë arsye të dashurisë që ndonjëherë mund të na befasojnë vërtet. Sepse ne takojmë rastësisht njerëz që përfaqësojnë atë që ne po kërkonim, edhe nëse nuk e kishim menduar më parë. Këtu janë pesë arsyet e forta se pse biem në dashuri.

Dashurohemi me personin që na ngjan

Edhe pse shumë njerëz besojnë tek thënia e vjetër se “të kundërtat tërhiqen”, studimet tregojnë se kjo nuk është shumë e vërtetë. Ngjashmëritë tërheqin njëri-tjetrin sepse dashuria romantike ka një seri mekanizmash të identifikimit të ndërsjellë. Shpesh ne dashurohemi me ata që na kuptojnë dhe ata që na plotësojnë edhe nëse kjo nuk është jashtëzakonisht e dukshme. Ne thjesht biem në dashuri me njerëz që janë dhe që mendojnë si ne.

Ata na kujtojnë nënën ose babin

Ky shpjegim popullor në të vërtetë është mbështetur nga kërkimet shkencore. Është shumë e lehtë të dashurohesh me dikë që është i ngjashëm me prindërit tuaj. Në fillim kjo mund të mos jetë e qartë, por duke parë qëndrime të caktuara nuk do të jetë e vështirë t’i identifikoni më kalimin e kohës.

Komunikimi

Komunikimi është ndoshta faktori më vendimtar në dashuri. Të jesh me dikë me të cilin mund të flasësh lehtësisht na bën të ndihemi mirë. Të gjithë duan dikë që është në gjendje të dëgjojë. Kërkimet shkencore tregojnë se pasi të bëni një bisedë personale me dikë, ju filloni të besoni dhe ndjeni një prirje emocionale të caktuar: kjo është arsyeja pse ne mund të biem në dashuri me ata që dinë të na dëgjojnë.

Të qenit ekstrovert

Shkenca konfirmon gjithashtu që njerëzit ekstrovert “frymëzojnë më shumë në dashuri” sesa njerëzit e trembur dhe të mbyllur. Kjo për shkak se duket se është më e lehtë për këta njerëz të komunikojnë dhe t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më të qetë.

Ndarja e përvojës

Nëse ekziston një gjë që bashkon njerëzit, kjo është përvoja. Shpesh ndihemi të afërt me të tjerët sepse kemi ndarë të njëjtën histori, afiniteti bëhet më intensiv nëse kujtimi i të kaluarës është i fortë dhe i dhimbshëm. Asnjëherë nuk do ta kuptojmë plotësisht “logjikën” e dashurisë. Sidoqoftë, shkenca ofron këto të dhëna se pse biem në dashuri. A vlen ndonjë nga këto në marrëdhëniet tuaja?

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar22 orë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix22 orë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport1 ditë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix1 ditë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar1 ditë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar1 ditë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore1 ditë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore2 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar2 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook