Kioske
Pse fitoi Albin Kurti ?
Koment nga Bilbil Beqiri
Po flitet shumë për fitoren historike të Albin Kurtit, dhe shumica e këndvështrimeve janë ezauruar.
Ndërsa unë i gjendëm më afër mendimit se populli shqiptar i Kosoves e votoi Albin Kurtin kryesisht sepse është njeri i ndërshëm dhe i pakorruptuar.
Për Albinin janë në qarkullim të gjitha akuzat por për korrupsion nuk ka arritur ta akuzojë kush deri më sot, dhe unë mendoj se kjo është pikërisht ana e tij më e fortë.
Popullit KURRE nuk i pëlqen që drejtuesi i tij të jetë i korruptuar. Populli e do sa më të ndershëm drejtuesin e tij.
Ky është një perceptim shumë i mprehtë që populli e ndjen shpejt dhe nuk e leshon.
Ditën që populli shqiptar i Kosovës do ndjejë “aromën” e korrupsionit tek Albin Kurti ajo do të jetë edhe dita e fillimit të braktisjes. Në të kundërt Albini do e ketë shumë të gjatë jetën politike.
Që të fitosh këtë perceptim popullor si njeri i pakorruptuar duhet shumë mund, dhe Kurti e ka kaluar me sukses këtë sprovë.
Me pak fjalë, populli nuk i do të korruptuarit dhe pikë, të tjerat janë muhabete kafeneje.
Nese s’ju pëlqeu komenti im dëgjoni këtë këngë të bukur nga Elvana Gjata