Kryesore
Kurti thyen rekordin e Rugovës
Grafiku
Në Kosovë ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga të gjitha vendvotimet. Kështu bëri me dije zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi.
KQZ ka publikuar rezultatet e numërimit të mbi 99% të votave, ku kryeson bindshëm Vetëvendosja me 47.90%.
PDK-ja renditet e dyta me 17.37%, më pas LDK-ja me 13.07%, AAK-ja 7.38% dhe Nisma me 2.58%.
Ky rezultat nuk përfshinë votat me kusht dhe ato me postë nga diaspora për të cilat KQZ-ja tha se ende nuk është vendosur se kur do të nisë numërimi.
Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thyer rekordin e vendosur nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në zgjedhjet e vitit 2001.
Asokohe LDK-ja fitoi me 45.65% të votave, duke marrë 359.851 vota. Dhe 20 vite më vonë, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Albin Kurti dhe VV thyen rekordin duke marrë 47.90%.
Në këto zgjedhje Lidhja Demokratike e Kosovës shënoi humbjen më të thellë në historinë e saj. Për këtë ka reaguar edhe kreu i saj, Isa Mustafa, i cili paralajmëroi ndryshime në LDK.