Lidhu me ne

Kryesore

Rindërtimi / Qeveria u heq të drejtën familjeve përfituese ta dhurojnë, ose ta shesin pronën e tyre (dokumenti)

Rindërtimi/ Qeveria u heq të drejtën familjeve përfituese ta

Familjet që humbën shtëpitë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe që përfitojnë nga programi i rindërtimit, nuk mund ta dhurojnë ose ta shesin pronën e tyre mas marrjes në dorëzim të çelësave nga qeveria.

Ky vendim është publikuar në Fletoren Zyrtare, konkretisht në vendimin për “Disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 904, datë 24.12.2019, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit”.

Sipas këtij vendimi, pala e parë, pra qeveria garanton palën e dytë (qytetarin që përfiton nga rindërtimi) se merr përsipër  që  ndërtimin  e  pasurisë  ta kryejë në  përputhje  me  parimet  e  rindërtimit, të  dorëzojë  pasurinë,  sipas parimit  “me  çelësa  në  dorë”,  të  gatshme për banim, që do  të  përmbushë  detyrimet  dhe  do  të plotësojë kushtet e parashikuara    në këtë marrëveshje dhe për aq kohë sa kjo marrëveshje do të jetë në fuqi, pasuria, objekt i kësaj marrëveshjeje, nuk mund t’i premtohet, t’i jepet në përdorim apo t’i shitet një pale të tretë.

Rindërtimi/ Qeveria u heq të drejtën familjeve përfituese ta

Në vendim thuhet se  pala  e  parë  deklaron  dhe  siguron  se  ka autoritetin   dhe   miratimet   e   duhura   për   të nënshkruar, zbatuar dhe përmbushur dispozitat e kësaj marrëveshjeje;

Po ashtu, më tej theksohet se pala e dytë pranon kushtet në këtë marrëveshje  dhe  është  plotësisht dakord  që,  në momentin e duhur dhe pas   plotësimit   të kushteve të vendosura sipas legjislacionit në fuqi, të    nënshkruajë    kontratën    përfundimtare të kalimit  të  pronësisë  së  pasurisë,  objekt  i  kësaj marrëveshjeje, ndërsa i kujton se nëse pala  e  dytë  nuk  plotëson  të  gjitha kushtet  e  vendosura  në  legjislacionin  në  fuqi, atëherë  kjo  marrëveshje  nuk  do  të  ketë  fuqi ligjore  dhe  pala  e  parë zhvishet  nga  të  gjitha detyrimet e ngarkuara në këtë aktmarrëveshje.

Rindërtimi/ Qeveria u heq të drejtën familjeve përfituese ta

Pra, një qytetar që hyn sërish në banesën e tij pas fatkeqësisë së 26 nëntorit, nuk ka të drejtë që pronën e tij ta shesë apo ta dhurojë për çfarëdo lloj rrethane që mund ta detyrojë atë drejt këtij vendimi.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook