Lidhu me ne

Kryesore

EMRAT / Basha lë servilët me gisht në gojë

EMRAT/Basha lë servilët me gisht në gojë

Lulzim Basha ka shpallur listën e drejtuesve në 12 qarqe, por edhe gati 12 emrat kryesues të Tiranës. Ajo që bie në sy është fakti se Basha ka ruajtur gati të plotë strukturën dhe emrat e kandidatëve në vitin 2017 por ka bërë disa korrigjime.

Ata që kanë ngelur me gisht në gojë janë thjesht dhe vetëm servilët më të paepur ndaj Lulit.

Arben Ristani
Arben Ristani

Arben Ristani, i cili shpresonte të ishte në 10 të parët e Tiranës apo drejtues qarku nuk figuron asgjëkundi.

Në Vlorë duket se nuk e pranon më askush. Ish-sekretari i përgjithshëm i Lulzim Bashës tashmë ka ngelur si peshku pa ujë.

Fatbardh Kadilli famozi i burimeve njerëzorë në mandatin e parë të Lulit në opozitë, tashmë shëtit i vetmuar dhe i pashpresë, as në selinë e PD nuk shkon më, megjithëse s’ka ku të shkojë.

Në qarkun Korçë, Pogradecin do e përfaqësojë Suzana Guxholli, Kadilli tani ngelet të jetë pjesë e listës humbëse diku në rast se do pranojë.

Gent Strazimiri, është hequr pa asnjë paralajmërim nga Lulzim Basha duke ngelur me gisht në gojë. Edhe Strazimiri mund të kthehet në një mbushës topi për listat e Lulit, në një zonë ku nuk do i duhet as dreqit.

Si gjithmonë Luli i gënjën se do i bëjë ministra e zëvendës ministra në rast se fiton, por kjo duket shumë vite larg, në atë kohë Genti do ketë dalë në pension.

Oriola Pampuri, ajo që u shit si yll në vitin 2017 nuk duket asgjëkundi në listën e Tiranës, ku ka drejtues me 3 apo 4 degë, ndërsa Pampuri nuk duket aspak në sfond.

Lista prej 12 emrash duket e plotësuar, Oriola të cilës Luli i dhuroi një bingo në 2017 tani do jetë ose emir i rradhës në listë ose s’do jetë fare. Listën fituese Luli e shpalli ajo mungon.

Dorjan Teliti është një tjetër emër që nuk është pjesë e listës fituese në Tiranë, me shpresë shumë se do ishte në 10 të parë duket se mund të përfundojë një numër rendor pa asnjë vlerë.

“Dhuna ka emër, quhet Edi Rama”/ Strazimiri reagon pas deklaratës së KiE

Shpresa e tij ishte Kavaja, ku është emëruar Grida Duma e cila ka kërkuar për shoqërues të parë Çim Hoxhën, ky i fundit premton se nuk do lejë asnjë hapësirë për Telitin. Ndërkohë që shpresa e kandidimit në Durrës ngelet e vrarë, kjo për faktin se aty Lulzim Basha ka çuar dhe premtuar më shumë emra sesa mban lista në total.

Enno Bozdo ka ende shpresë sepse po kalon Covid-19 dhe beson se Luli këtë herë do e vejë dorën në zemër për ta bërë deputet, megjithse deri tani i vetmi vend i sigurt për Ennon është roje tek dera e PD, por as aty nuk qëndron dot se do këtë problem me Ilir Arapin që nuk i ka qejf shumë këta me 2N.

Ivi Kaso
Ivi Kaso

Ivi Kaso është një emër tjetër për të cilin shpresa vdes e fundit, por sërish Luli nuk e ka pasur hiç në listë, ndoshta duhet që Bashës ti tregojë historitë me sigurimin e shtetit andej nga Përmeti, që pastaj Luli t’i konsultojë më vjehrrin dhe Ivit ti hapet rruga.

Ka edhe shumë emra të tjerë të cilët do i sjellim ditë pas dite, pasi ata që shpresonin më shumë janë edhe të zhgënjyerit e mëdhenj, por ka më shumë ditë se kuleçë dhe Luli ka më shumë gënjshtra për çunat e vajzat e tij servilë që shpresonin se do merrnin mandate.

Për të gjithë ka vetëm një shprehje të strategut Lulzim Basha: “Kur më gënjen njëherë është faji jot, kur më gënjen herën e dytë është i imi”. Në fakt këta Luli i ka shembur në gënjështra, por shpresojnë shumë mos vazhdojnë ta bëjnë si historia e gjahtarit me ariun.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook