Lidhu me ne

Radar

Dokumentari ‘Fake Famous’ vë në pah anën e errët të mënyrës se si krijohen ‘influencuesit” në rrjetet sociale

Fake Famous, dokumentari i parë nga ish-reporteri i New York Times dhe Vanity Fair Nick Bilton, shqyrton hollësitë e të qenit “i famshëm në internet” këto ditë, kryesisht duke u përqëndruar në influencuesit e Instagram. Sipas Bilton, mbi 40 milion llogari në Instagram kanë mbi 1 milion ndjekës, dhe mbi 100 milion llogari kanë mbi 100,000 ndjekës. “A mund të jenë të gjithë të famshëm?” pyet ai.

Dokumentari i ri i HBO “Fake Famous” supozohet të ekspozojë cekëtinë e influecuesve të mediave sociale.

Ajo që Bilton vendos të bëjë në këtë dokumentar është të zgjedhë tre persona me ndjekje relativisht të vogël në Instagram dhe të shoh nëse ai mund t’i bëjë ata “të famshëm fake”. Kjo do të thotë që ata të arrijnë një numër të konsiderueshëm ndjekësisht në mënyrë që kompanitë të nisin bashkëpunimin duke ju dërguar gjëra falas dhe, përfundimisht, t’i paguajnë ata për të reklamuar produkte në rrejtet e tyre sociale. Ai gjithashtu interviston ekspertë përfshirë Justine Bateman, e cila  ishte masivisht e njohur përgjatë viteve ’80 dhe ’90 dhe ka shkruar një libër mbi këtë temë dhe gazetarët u futën në kulturën e influencimit si Taylor Lorenz i Neë York Times.

Me ndihmën e drejtorit të kastit, Bilton gjeti tre subjektet e tij nga 4,000 aplikantë: Dominque Druckman, Wylie Heiner dhe Chris Bailey. Ai krijon fotosesione që krijojnë një stil jetese joshësqë duket sikur “subjektet” e tij po jetojnë një jetë të mahnitshme.

Ai gjithashtu blen ndjekës nga kompani të ndryshme, pastaj në postimet e këtyre personave që po eksperimenton ai shkon në një kompani tjetër që shet pëlqime dhe komente. Të dy duhej të caktoheshin në kohë dhe të shtoheshin në një mënyrë të njëjtë për të mos njoftuar softuerin e IG se llogaria po ndihmohej kundrejt një pagese dhe jo ndjekës real. Megjithëse, sipas Bilton dhe ekspertëve që ai interviston, ata nuk përpiqen shumë të ndalojnë robotët, sepse ndjekësit nënkuptojnë para, pa marrë parasysh se nga vijnë. Shumica e llogarive më të mëdha të IG, duke përfshirë të famshëm si Kim Kardashian, kanë miliona llogari fake që i ndjekin ato.

Ajo që Bilton zbulon është se dy nga tre personat që ai zgjodhi ndiheshin plotësisht të pakëndshëm me ndjekësit dhe pëlqimet e rreme, dhe njëri prej tyre thjesht donte të ishte uni i tyre autentik në internet. Por njëri prej tyre përfundoi me të vërtetë duke bërë që pasuesit e rremë dhe fotosesionet false të funksiononin. Ju mund ta merrni me mend kush është kjo duke parë profilet e tyre (të lidhura nën emrat e tyre më lart).

Marrë nga: Decider

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix14 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar14 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar14 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport14 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar15 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet15 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix18 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix18 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Mix19 orë më herët

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për “Emilia Perez” – vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për...

Facebook