Lidhu me ne

Kryesore

14 herë i vjedhur, asnjëherë hajduti i kapur!

Nga Artan Fuga

  1. Dyqanet që ishin pronë publike, pra edhe të miat, m’i morrën dhe ua dhanë atyre që ishin shitës atje, pra atyre që na shërbenin. Hajduti iku në drejtim të paditur.
  2. Atyre që ishin në pallate dhe që paguanin qira u dhanë shtëpitë pothuajse pa parà, kurse ne që kishim paguar qira po në një shtëpi jopallat, nuk kapëm asgjë. Dolëm me nga një apartament mangët, na e vodhën.
  3. Tokat bujqësore që ishin të fermave, pra pronë publike, ua dhanë atyre që punonin atje pavarësisht se edhe unë kisha pjesën time. Ma vodhën edhe tokën. Asnjë gjurmë hajduti.
  4. Pronat e tokës të stërgjyshërve i shpërndanë te ish-kooperativistët. T’i gëzojnë. Por, mua m’u vodhën në formë plackitjeje.
  5. Ndërmarrjet publike që ishin të të gjithëve u privatizuan në favor të ish-drejtorëve, fituesve të paracaktuar të tenderave, dhuruar individëve, gjoja për partneritet me privatin, m’i vodhën edhe mua. Hajduti përsëri nuk kap.
  6. Tenderat e privatizimit që u dhanë për miqësi e farefisni, të mirën publike, ma vodhën pjesën time. Hajduti iku në një makinë pa targa.
  7. Bonot e privatizimit m’i dhanë, por ato u zhvleftësuan brenda një muaji dhe vlera e tyre m’u vodh. Hajduti nuk u gjend.
  8. Më vodhën ajrin, pamjen e malit, diellin ma zunë pallatet, më vodhën pra natyrën në qytet, hajduti nuk u kap akoma.
  9. Po më vjedhin edhe detin, hajdutët pa u kapur.
  10. Më vodhën edhe nja 2000 dollarë te Sudja. Mirë ma bënë! Ca hajdutë vajtën dhe morrën edhe paratë e mia. Janë politikanë që hiqen se bëjnë teori të madhe dhe parimorë, gjoja. Pyesni Suden për ta. Bëjnë sikur nuk janë hajdutë tani.
  11. Më vodhën edhe lekët që paguajta 10 vjet për taksën e pronësisë të apartamentit të blerë, që ma merrnin edhe pse apartamentin nuk ma hipotekonin. Hajduti nuk kishte lënë asnjë gjurmë.
  12. Më vodhën edhe floririn në tunel, edhe thesarin e Bankës. Hajduti nuk është ende i kapur. Mister!
  13. Më vjedhin lekët, sepse më duhet të blej pompa për ujin, t’i riparoj, të blej ujë për të pirë, të harxhoj korrent për pompën, kur me ujësjellsin paguaj që të ma sjellin ujin e pijshëm në shtëpi. Hajduti bërtet kapeni hajdutin!!!
  14. Më vodhën pardje edhe rrobat e banjos në pishinë. As e kërkova hajdutin fare, hallall t’i ketë!

Andej nga ka ikur, hajduti më thërret dhe më këshillon që të jem njeri i ndershëm dhe mos të vjedh!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook