Lidhu me ne

Kryesore

Si të shpëtojmë nga “debilat” e administratës shtetërore

Me anë të bursave shtetërore të sponsorizuara 100% nga shteti, studentëve të ekselencës t’u mundësohet studimi në nivelin Baçelor apo Master në universitetet më të mira të botës.Pas mbarimit të studimeve, t’u sanksionohet me ligj kthimi në vendin e tyre dhe të punojnë në administratën shtetërore për një periudhë jo më pak se 4 – vite.

Si të shpëtojmë nga “debilat” e administratës shtetërore – Koment nga Ardit Haxhija

Podiumi Shqipëria në udhëkryq / Nga Ardit Haxhija - Podiumi
Ardit Haxhija


Afrimi i zgjedhjeve sjell formacionet politike me programe të ndryshme. Sigurisht në plan të parë, programet janë korrekte dhe ambicioze. Programet në vetvete sjellin eksperiencat më të mira të vendeve perëndimore.

Por po ti hedhim një sy programeve të secilës forcë, nuk gjejmë ne asnjë vend një pikë që lidhet me fondin e ekselences. Nisur nga praktikat më të mira evropiane, sugjerim me vlerë për programet qeverisëse në këtë prag zgjedhjesh, do të ishte përfshirja e bursave të ekselencës për të rinjtë që duan të studiojnë jashtë vendit.

Po ti hedhim nje sy faqes së ministrisë, do vërejmë që ekziston një fond i tillë por jo në formën për të cilën do flasim më poshtë. Me anë të bursave shtetërore të sponsorizuara 100% nga shteti, studentëve të ekselencës t’u mundësohet studimi në nivelin Baçelor apo Master në universitetet më të mira të botës. Pas mbarimit të studimeve, t’u sanksionohet me ligj kthimi në vendin e tyre dhe të punojnë në administratën shtetërore për një periudhë jo më pak se 4 – vite.

Në këtë mënyrë studenti do përfitojë një shkollim evropian të mundësuar nga shteti i tij. Ndërsa shteti do perfitojë një profesionist të mirëfilltë i cili do i shërbejë shtetit të tij duke ia kthyer mrapsht investimin e bërë.

Në këtë mënyrë, brenda 8 viteve do të kemi një administratë shumë herë më të kualifikuar e të përgjegjshme se kjo që kemi sot. Në të njëjtën kohë do krijojmë një sistem meritokracie duke i kthyer shkollës vlerën e merituar. Konkurrenca dhe transparenca duhet të jenë shoqëruesit e këtij procesi. Po të shohim ndër vite, përfituesit e  bursave te ekselencës janë fëmijë politikanësh apo biznesmenësh duke mos pasur  asnjë lloj detyrimi që të shërbejnë në vendin e tyre.

Edukimi, thoshte Nelson Mandela, është “arma” më e fuqishme që mund të përdorësh për të ndryshuar botën. Ta perdorim këtë “arme” për të ndryshuar vendin tonë duke u rikthyer me dinjitet në sytë e rajonit dhe më gjërë.

/ Podiumi.com

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

9 vitaminat që forcojnë dhe dendësojnë flokët: Funksioni i secilës

Shëndeti i flokëve tanë varet nga shumë faktorë, si dieta, stresi, ndryshimet hormonale dhe faktorë të tjerë të jashtëm apo...

Kryesore9 orë më herët

PD punëson këshilltarin e Trump, komenti i Ramës: Këneta nuk bëhet dot det

Ish-drejtuesi i fushatës së Trump në Shqipëri për PD-në, ka krijuar jo pak diskutime për busullën amerikane në këto zgjedhje...

Mix9 orë më herët

Konfirmohet sezoni i tretë i “Euphoria”

“Euphoria” është zyrtarisht në prodhim për sezonin 3, njoftoi HBO të hënën. Duke marrë në X, rrjeti ndau një foto...

Radar10 orë më herët

Edi Rama: Veliaj nuk do të shkarkohet, SPAK ka dalë nga shinat kushtetuese

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të...

Mix12 orë më herët

Angelina Jolie flet për vajzën e saj Shiloh: “E urren famën”!

Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i fundit në media për Angelina Jolie. Ishte në fund të vitit të kaluar...

Mix13 orë më herët

A po ndikon shëndeti mendor i Justin Bieber në martesën e tij?

Modelja ka bërë një postim duke e shoqëruar me një mesazh të veçantë që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave. “Unë...

Mix13 orë më herët

Rrjeti mendon se edhe varësja e Kendrick Lamar në Super Bowl ishte diss për Drake

Në performancën e tij në Super Bowl LIX më 9 shkurt 2025, Kendrick Lamar duket se ka dërguar disa mesazhe...

Mix14 orë më herët

Gigi Hadid ndan foto të ëmbla me vajzën e saj Khai

Supermodelja Gigi Hadid ka ndarë në Instagram disa momente të bukura me vajzën e saj 4-vjeçare, Khai, por pa e...

Radar14 orë më herët

Donald Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur mundësinë që Ukraina një mund të bëhet ruse. Në një intervistë për Fox...

Radar14 orë më herët

SPAK: 860 mijë euro blerje bizhuterish online

Në deklaratën e sotme të SPAK evidentohet edhe një akuzë për Ajola Xoxen që është si më poshtë:  Po kështu, ky qëllim...

Facebook