Lidhu me ne

Kryesore

Përse Tirana?

Blendi Fevziu

Tirana ka vendosur gjithnjë cila është forca politike që do të qeverisë Shqipërinë. Përtej sondazheve, hamendjeve dhe kalkulimeve, ka një rregullsi që nuk është prishur kurrë në 30 vitet e fundit, dhe që rrëfen pikërisht këtë: Zgjedhjet vendosen në Tiranë. Kush fiton Tiranën, ka fituar praktikisht edhe gjithë Shqipërinë. Madje edhe shmangia e vetme nga kjo rregullsi e vërteton edhe më mirë atë vetë. Si një dëshmitar i të gjitha zgjedhjeve pluraliste shqiptare, po mundohem ta bëj këtë vëzhgim më të kuptueshëm për të gjithë.

“Kush fiton Tiranën, fiton Shqipërinë” ka qenë aksioma e vetme e pacenuar e zgjedhjeve në Shqipëri. Ka vetëm një përjashtim, që në vend ta rrëzojë këtë aksiomë, e përforcon edhe më shumë atë. Për të qenë më i saktë, po i marr ato një nga një.

Më 1992, PD fitoi të gjitha zonat e Tiranës, duke fituar njëherazi 2/3 e votave në të gjithë Shqipërinë.

Më 1996, me gjithë kontestimet, PD fitoi sërish të gjitha zonat në Tiranë, duke fituar njëkohësisht gjithë Shqipërinë.

Më 1997, tashmë PS fitoi të gjitha zonat në Tiranë, duke fituar po ashtu 2/3 e votave në të gjithë Shqipërinë.

Më 2001, beteja për Tiranën qe më e balancuar. Ajo u nda, në mos gaboj, 6/5 për PS, e cila fitoi po ashtu zgjedhjet në gjithë Shqipërinë, por me një rezultat të kontestuar edhe ndërkombëtarisht.

Katër vjet më pas, më 2005, PD fitoi 8 me 3 në Tiranë, duke shënuar një fitore në të gjithë Shqipërinë.

Më 2009, me gjithë kontestimet e PS, PD ruajti avantazhin në Tiranë dhe doli forcë e parë si numër mandatesh në të gjithë Shqipërinë. Tirana reflektoi më shumë se kurrë edhe nivelin kombëtar të votave.

Më 2013, PS dhe LSI fituan Tiranën, duke marrë po ashtu, gati në kufijtë e 3/5 edhe gjithë Shqipërinë.

Më 2017, avantazhi i PS u vërtetua. Ajo mori më shumë vota se PD dhe LSI bashkë në Tiranë, duke pasur po ashtu, më shumë vota se këto të dyja bashkë edhe në nivel kombëtar.

Siç thashë në fillim, rasti i vetëm që ndryshon nga aksioma, por që nuk e përgënjeshtron, por përkundrazi e vërteton atë, është ai i vitit 1991. Në zgjedhjet e para pluraliste PD fitoi të gjitha zonat e Tiranës që në raundin e parë. Ajo humbi në balotazh vetëm një, që u fitua me shumë vështirësi nga Kryeministri i kohës, Fatos Nano i PPSH–së. Por në nivel kombëtar, PPSH fitoi 2/3 e votave në gjithë Shqipërinë. Por fitorja e Shqipërisë, në kundërshtim me humbjen në Tiranë nuk e la atë të qeverisë. PPSH e mbajti pushtetin vetëm 54 ditë dhe u detyrua të dorëzohet dhe të krijojë një qeveri koalicioni, atë të Stabilitetit, që do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Kjo ishte hera e parë, por edhe vërtetimi më i sigurt që, pa Tiranën, nuk ka fitore të zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë. I vetmi rast kur kjo mund të funksiononte, do të ishte nëse Tirana ndahet barazim.

Beteja për Tiranën do të jetë, pa dyshim, beteja më e fortë e këtyre zgjedhjeve dhe të dyja forcat duket qartë që po investohen aty. Basha ka zgjedhur vetë të kandidojë në Tiranë, ndërkohë që PS po investohet edhe me Veliajn, që është Kryetar i Bashkisë dhe jo protagonist direkt i këtyre zgjedhjeve.

Tirana është beteja ku përfshihen përfaqësues nga gjithë zonat e vendit, ajo që quhet elita shqiptare e njëherazi vendi ku është përqendruar 80% e biznesit shqiptar. Do apo nuk do, Tirana është dera kryesore, hapja e së cilës, mund ta çojë një forcë politike drejt dy godinave në bulevardin qendror.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

9 vitaminat që forcojnë dhe dendësojnë flokët: Funksioni i secilës

Shëndeti i flokëve tanë varet nga shumë faktorë, si dieta, stresi, ndryshimet hormonale dhe faktorë të tjerë të jashtëm apo...

Kryesore5 orë më herët

PD punëson këshilltarin e Trump, komenti i Ramës: Këneta nuk bëhet dot det

Ish-drejtuesi i fushatës së Trump në Shqipëri për PD-në, ka krijuar jo pak diskutime për busullën amerikane në këto zgjedhje...

Mix5 orë më herët

Konfirmohet sezoni i tretë i “Euphoria”

“Euphoria” është zyrtarisht në prodhim për sezonin 3, njoftoi HBO të hënën. Duke marrë në X, rrjeti ndau një foto...

Radar5 orë më herët

Edi Rama: Veliaj nuk do të shkarkohet, SPAK ka dalë nga shinat kushtetuese

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të...

Mix8 orë më herët

Angelina Jolie flet për vajzën e saj Shiloh: “E urren famën”!

Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i fundit në media për Angelina Jolie. Ishte në fund të vitit të kaluar...

Mix9 orë më herët

A po ndikon shëndeti mendor i Justin Bieber në martesën e tij?

Modelja ka bërë një postim duke e shoqëruar me një mesazh të veçantë që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave. “Unë...

Mix9 orë më herët

Rrjeti mendon se edhe varësja e Kendrick Lamar në Super Bowl ishte diss për Drake

Në performancën e tij në Super Bowl LIX më 9 shkurt 2025, Kendrick Lamar duket se ka dërguar disa mesazhe...

Mix10 orë më herët

Gigi Hadid ndan foto të ëmbla me vajzën e saj Khai

Supermodelja Gigi Hadid ka ndarë në Instagram disa momente të bukura me vajzën e saj 4-vjeçare, Khai, por pa e...

Radar10 orë më herët

Donald Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur mundësinë që Ukraina një mund të bëhet ruse. Në një intervistë për Fox...

Radar10 orë më herët

SPAK: 860 mijë euro blerje bizhuterish online

Në deklaratën e sotme të SPAK evidentohet edhe një akuzë për Ajola Xoxen që është si më poshtë:  Po kështu, ky qëllim...

Facebook