Lidhu me ne

Kryesore

14 pikat e programit ekonomik të PD-së

Lulzim Basha prezanton programin ekonomik të PD- së, nga 110 mijë vende  pune tek ulja e taksave… – ShkodraWeb.com

Kryedemokrati Lulzim Basha prezantoi sot pikat kryesore të programit me të cilin synon të qeverisë vendin nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit. PD synon rimëkëmbjen ekonomike të vendit përmes lehtësimit të klimës së biznesit, që sipas saj mund të gjenerojë 110 mijë vende të reja pune. Programi parashikon rritjen e pagës minimale me 6 mijë lekë mbi normën aktuale, ulje taksash, rritje pensionesh, ulje të çmimit të energjisë dhe karburanteve dhe përkrahje financiare për për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta.

Programi ekonomik i PD

1. Do të hapen 110 mijë vende të reja pune përmes përmirësimit të klimës së biznesit dhe thithjen e investime të huaja

2. Rritja e pagës minimale në 36 mijë lekë të reja në muaj, duke krijuar lehtësira për biznesin dhe duke e mbështetur atë

3. Ulje e taksave mbi të ardhurat personale në 9% duke ruajtur fashën ekzistuese mbrojtëse prej 30 mijë lekësh. Taksë 9% e fitimit mbi të gjitha sipërmarrjet shqiptare me një xhiro vjetore mbi 14 milion lekë të reja

4. Ulje e sigurimeve shoqërore në vlerën 18%.

5. Totali i taksave dhe tarifave vendore të bizneseve të vogla dhe të mesme nuk do të jetë më i lartë se 0.5% e xhiros.

6.  Anulimi i taksës Rama prej 24 lekë të reja për litër karburanti. Çdo litër karburant do t’ju kushtojë 240 lekë të vjetra më pak sesa ju kushton sot.

7.  Rritje e pensioneve me dyfishin e inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit me synimin që në fund të mandatit të parë pensionet mesatare shqiptare të kenë kaluar pensionet mesatare të rajonit.

8. Ulje e çmimit të energjisë elektrike dhe të karburanteve.

9. Mbulim i shpenzimeve arsimore për tarifat arsimore për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

10. Programe pas shkollore edukative për fëmijët dhe ushqim në shkollë për orët shtesë. Kështu fëmijët do të jenë të sigurt dhe larg rrugëve.

11. Tekste shkollore falas për të gjithë ciklin parauniversitar.

12. Çdo familje do të përfitojë për çdo të porsalindur një pagesë mujore 3 mijë lekë të reja në muaj për 5 vitet e para të jetës.

13. Çdo vit, 5000 çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi i plotë i interesave të kredive për strehim. Qeveria do të paguajë 100% interesat bankare për çdo kredi të marrë për një apartament apo banesë.

14. Subvencione për fermerët 100 milionë euro në vit dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore apo blegtorale.

MË TEPËR

Kioske3 ditë më herët

Pse Shqipëria nuk mund të krahasohet me Gjermaninë?

SHKRUAR NGA GJERGJ EREBARA Rama-Merkel Kryeministri Edi Rama dha argumentin e Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë për katër mandate, në...

Mix3 ditë më herët

Çfarë ndodh pak sekonda para vdekjes?!

Shkencëtarët kanë kërkuar prej kohësh përgjigjen se çfarë ndodh në trurin tonë në momentet para vdekjes. Tani, një ekip neuroshkencëtarësh...

Mix3 ditë më herët

5 gjëra për të cilat Ujori ka të drejtë!

Ujori është një individ që preferon të bëjë gjërat sipas mënyrës së tij dhe nuk tërhiqet lehtë. Edhe kur ndihma...

Aktualitet3 ditë më herët

Paralajmërimi i fortë i Arben Malajt: Po diskutohet të kthehemi në Republikë Presidenciale

Eksperti i Ekonomisë, Arben Malaj ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se në...

Radar3 ditë më herët

Topalli lavde ‘idhullit’: Nuk ka njerëz në PD që zëvendësojnë Berishën

Jozefina Topalli “Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të...

Mix3 ditë më herët

Ankthi dhe depresioni shtohen gjatë dimrit, mjekia psikiatre: Mungesa e vitaminës D, shkaku kryesor

Në dimër çrregullimet mendore bëhen edhe më të shpeshta. Mjekja psikiatre, Irena Thoma tha se kjo periudhë ka shtuar numrin...

Mix3 ditë më herët

Arsyet pse një mashkull tradhton edhe pse e do partneren e tij

Asgjë nuk duket më keq se të të mashtrojnë dhe të dëgjosh gënjeshtrat e dikujt që ti dashuron shumë. Njerëzit...

Mix3 ditë më herët

7 cilësi jo fizike që e bëjnë një femër tërheqëse dhe simpatike

Kur flasim për tërheqjen dhe sharmin e një femre, shpesh fokusohemi tek pamja fizike. Megjithatë, ka shumë cilësi jo-fizike që...

Mix3 ditë më herët

“Nuk jam bipolar”: Kanye West zbulon se në fakt, ka autizëm!

Kanye West pretendon se ka autizëm dhe beson se eshte diagnostikuar gabimisht me çrregullim bipolar në vitin 2016. Ai tha...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e horoskopit që nuk e braktisin martesën, edhe në kushtet më të vështira!

Tre qenkan shenjat e horoskopit, te cilat i qendrojne besnike marteses edhe në kushtet më të vështira: DemiDemi është i...

Facebook