Lidhu me ne

Aktualitet

Basha i pari kryeministër që s’është shkolluar në komunizëm. Kandidatët në listat e PD të pakonkurueshëm

A6f502ff D5fb 4d2a 8b3e 63872ea22b82

“Unë do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një model perëndimor të formimit, që beson në vlerat fondamentale të shoqërive të lira siç është respekti për individin, siç është fuqia e mundësisë.”.

Kështu deklaron kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ duke mos fshehur bindjen e tij tek fitorja e 25 prillit.

Ai tha se kandidatët në listat e PD-së për këto zgjedhje do të jenë të pa konkurrueshëm përballë kundërshtarve politikë.

PJESË NGA INTERVISTA
Nisida Tufa: Zoti Basha po deputetë, të cilët janë skualifikuar nga puna e komisionit, nga vetë anëtarët e komisionit që kanë vendosur. A do të mund të jenë në listën tuaj si pjesë e atij 20 përqindëshit?
Lulzim Basha:
 Edhe për këtë kemi pasur një, përgjigja ime nuk ndryshon. Janë vendimet e kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar ato që do të finalizojnë listën tonë. Një gjë ju garantoj. Lista e Partisë Demokratike në këto zgjedhje do të jetë një listë kuruese por, e pakonkurueshme me kundërshtarin tonë politik, sa i përket integritetit, aftësive, përvojës por, dhe risive dhe energjisë për tu përballur me të keqen për të triumfuar mbi të keqen dhe c ‘është më e rëndësishmja nesër për të garantuar shërbimin e plotë ndaj njerëzve, sepse sicc u thashë 25 Prilli nuk do të jetë thjesht dita e një triumfi të madh popullor kundër të keqes që e vuri poshtë këtë vend për 8 vite dhe e keqja është Edi Rama. Dështimi është Edi Rama. Premtim thyesi është Edi Rama, prandaj jemi në këtë situatë. Po do të jetë dita edhe e ndryshimit të modelit të qeverisjes. Politikës do t’i kthehet fytyra njerëzore. Jo arroganca, jo shpërfillja, jo cinizmi, jo pandjeshmëria. Nuk i sheh vuajtjet e familjarëve. Nuk i sheh zgripin në të cilën ka çuar sipërmarrjen. Nuk i sheh lotët ë nënave tek përcjellin fëmijët e tyre në emigracion dhe vazhdon tam-tamët e sukseseve imagjinare që në fakt janë sukseset siç ju thashë vetëm të një grushti ministrash që janë pasuruar e stërpasuruar. Pra do të jetë ndryshimi i qeverisjes. Kjo është sfida ime dhe s’ka si të jetë ndryshe, sepse bashkë me 25 Prillin e 2021 po vjen dhe një ndryshim tjetër. Unë do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një model perëndimor të formimit, që beson në vlerat fondamentale të shoqërive të lira siç është respekti për individin, siç është fuqia e mundësisë. Ne themi ‘liria, liria’. Çfarë është liria?! Është fuqia e mundësisë që pavarësisht nëse vjen nga një familje me prindër të paprivilegjuar apo vjen nga një familje e privilegjuar, shoqëria të japë mundësinë të ecësh përpara sipas aftësisë, sipas talentit dhe unë jam produkt i kësaj. Kam pasur mundësinë që në Perëndim, përmes aftësive të mia të çaj përpara. Por sot, dy dekada pasi unë e kam përjetuar këtë, qindra, mijëra të rinj shqiptarë për fat të keq, ka një fat të keq dhe një fat të mirë ka dy anë kjo monedhë, për fat të keq atë që nuk e arrijnë dot në vendin e tyre e arrijnë dhe shkëlqejnë në vendet ku emigrojnë. Përmendim artistë me famë botërore nga Dua Lipa tek Rita Ora apo Ava Max me prindër nga Shqipëria, sportistë, shkencëtarë, sipërmarrës, administratorë të zotë të cilët kanë arritur majat në shoqëritë perëndimore dhe këta janë vetëm maja e ajsbergut se shumë e shumë të tjerë kanë arritur me talentin e tyre, me fuqinë e tyre të ndërtojnë një jetë normale dhe më shumë se normale në shoqëritë perëndimore. Pyetja Nisida është pse nuk e bëjnë dot këtë në vendin tonë? Prandaj ju them që 25 Prilli do të sjelli një model ndryshe, një qeveri ndryshe që këto mundësi t’ia japë çdo fëmije dhe çdo të riu shqiptar, kjo është qeveria ime.

Nisida Tufa: Zoti Basha ju pa diskutim e shihni veten kryeministër në 25 Prill, por nga ana tjetër kryetari i mazhorancës, Rama nuk ju drejtohet juve si kryeministër por i kthehet figurave të mëparshme të Partisë Demokratike që sigurisht i janë përcjellë Zotit Berisha. Si e shihni këtë retorikë që ndjek zoti Rama.
Lulzim Basha: 
Unë nuk dua të harxhoj asnjë sekondë më me Edi Ramën..

Nisida Tufa: Po këtë rikthimin e figurave…
Lulzim Basha:
 Edi Rama e ka marrë damkën dhe do marri dhe votën e shqiptarëve, ndëshkimin e shqiptarëve, votën kundër më datë 25 Prill për të gjitha premtimet e pa mbajtura, për të gjitha atë që ka bërë në këto 8 vite që ka përkeqësuar jetën e tyre në çdo aspekt dhe që na ka renditur në vendin, në delen e zezë të Ballkanit e jo më të Europës. Prandaj e gjithë vëmendja ime është tek e nesërmja, Edi Rama është e djeshmja, e gjithë energjia ime është tek e nesërmja dhe unë e di shumë mirë se 25 Prilli nuk është thjesht dita kur shqiptarët do votojnë kundër Edi Ramës por kur do të presin me padurim që jo vetëm mos të zhgënjehen nga Lulzim Basha, nga Partia Demokratike, nga koalicioni ynë por që unë të bëj realitet pritshmëritë që më takojnë, jo thjesht për këtë që jam por për atë që përfaqësoj, një brez I ri I brumosur me parime të tjera dhe me standarde të tjera dhe shqiptarët kanë të drejtë ti kenë këto pritshmëri ndaj meje dhe unë do bëj gjithçka që mos t’i zhgënjej nga familja më e varfër deri tek shtresa e mesme dhe tek akademikët.

Nisida Tufa: E kuptoj
Lulzim Basha:
 Do të jem së pari një kryeministër i përkushtuar për ekonomin e tyre, për punësimin, do të jem një kryeministër i përkushtuar për shëndetin, do të jem Nisida një kryeministër i përkushtuar për dijen.

Nisida Tufa: Zoti Basha sepse ne folëm për rastin e zotit Mark Marku por ju keni zgjedhur në krye të listës në qarqe figura që janë relativisht të reja siç është edhe rasti i zotit Tomorr Alizotit apo Gazmend Bardhi por ka edhe figura të tjera në thonjza le të themi kështu të ricikluara siç është për shembull rasti Spaho. Kujtojmë këtu që në 2017 ishte në zonën e Elbasanit zoti Spaho. Partia Demokratike mori një minimum të votash vetëm 19 % . Këtë raste është në Korçë ku përball ka Niko Peleshin në fakt mjaft i besuar në elektoratin e tij. Çfarë taktike është ndjekur si e keni bërë përzgjedhjen tuaj zoti Basha si është lëvizur?
Lulzim Basha:
 Korça në vitin 2017 pavarësisht prej manipulimit që u shtri në gjithë Shqipërinë tregoj përsëri qytetari dhe Partia Socialiste pati aty një nga përgjigjet më të hidhura edhe ndaj ushtrimeve masive të blerjes së votës. Profesor Spaho është së pari një njëri i nderuar i botës akademike. Së dyti është një birë i atij qarku, e njeh shumë mirë, ka bërë fushatë, është zgjedhur, i ka përfaqësuar kurrë s’ka qenë e mbyllur dera e tij, telefoni i tij për ata njerëz. Vjen dhe ai si një konsensus jo vetëm i demokratëve Korçar por i gjithë banorëve të asaj zone nga Leskoviku dhe Erseka, nga qyteti i Korçës në Maliq, nga Pogradeci në Devoll kudo ka një konsensus se Edmon Spahu nuk është thjeshtë dhe vetëm nën kryetari i Partisë Demokratike por është një figurë i një njeriu model, i një familjari model, i një qytetari model, një profesori dhe i një deputeti model dhe nesër së bashku me ekipin që do ta rrethojë do të garantoj që vullneti tashmë i ditur edhe i shumicës dërrmuese edhe i qytetarëve Korçar për ndryshim të sjellë për ta ndryshimin që duan. Atë ndryshim që duan qytetarët e Korçës që bijtë dhe bijat e tyre të mos vazhdojnë të emigrojnë masivisht por të kenë mundësi të hapin biznese dhe të kenë investime të huaja në qytetin e Korçës. Atë ndryshim që duan devollitët që mos ti hedhin qepët, patatet, fasulet, mollët në kanal por të kenë një rrjetë të thithjes dhe të përpunimit të produkteve të tyre. Atë ndryshim që do Maliqi që don Erseka qe don Pogradeci që kjo trevë kaq e bukur të mos mjaftohet me fundjavën ku shkojnë sot shumica e atyre që kanë mundësi të paguajnë nga Tirana po të kthehet në një qendër të krenarisë turistike, kulturore, kulinare për të gjithë rajonin. Dhe skuadra e drejtuar nga Edmond Spaho absolutisht është një garanci për të zhbërë 8 vite dështime që edhe në Korçë kanë përqendruar pasuritë në duart e një grupi shumë të ngushtë njerëzish dhe kanë varfëruar Korçarët dhe i kanë ulur kokën intelektualëve dhe qytetarëve të Korçës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Temporal2 ditë më herët

“Pse u ndërtuan 230 mijë bunkerë në Shqipëri” – Flet ish-koloneli: Mbrojtja e Shqipërisë ishte unike në botë

Koloneli Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin...

Radar2 ditë më herët

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Julian Sinanaj Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri. Ai tha se Enver...

Mix2 ditë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë?

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Në mëngjes,...

Radar2 ditë më herët

Pse Ilir Meta nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në...

Kryesore2 ditë më herët

Ose Sy i keq, ose Dikush sjell ters përherë

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin. Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në...

Mix3 ditë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix3 ditë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix3 ditë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix3 ditë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix3 ditë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Facebook