Lidhu me ne

Kryesore

Rama lumë fyerjesh e akuzash ndaj gazetarëve: Po helmoni miletin

Kryeministri Edi Rama sulmoi ashpër gazetarët, të martën, teksa ata e pyetën për përgjimet e Ndrangheta-s dhe dyshimet për lidhje me qeverinë.

Gjatë debatit, Rama iu drejtua gazetarëve shpeshherë me përçmim dhe me fjalë kërcënuese e ofenduese, duke i quajtur në rastin më të mirë si ‘të paaftë’ e ‘dashakeq’ e deri në të ‘inkriminuar’.

Exit News po përsërit më poshtë disa prej sulmeve kryesore të Ramës ndaj gazetarëve në më pak se një orë debat:

 – “Keni 10 ditë që keni torrolisur këtë milet.”

 – “E keni helmuar këtë milet me gjithëfarë lloj historish.”

 – “Si mund ta furnizoni këtë milet me këto dokrra, pisllëqe?!”

  – “Moj zonjë, kupton shqip ti?!”

 – “Keni ushqyer tymnajën që është e neveritshme.”

 – “Ju i shisni një javë lecka Shqipërisë.”

 – “Ca është kjo mungesë e frikshme patriotizmi në mënyrën se si shihen faktet?!”

 – “Është e hatashme se si nivelin e dëgjimit e keni kaq të ulët dhe nivelin e insistimin në gabim e keni kaq të lartë.”

 – “Këtë që i bëjnë Shqipërisë ata që kanë një mikrofon përpara, nuk ia bën njeri.”

 – “Po merrni kohë nga koha e qytetarëve për t’ju hedhur në fytyrë këtë lloj gjelle kundërbuese budallallëku e poshtërsie.”

 – “Ambalazhoni përgjimet e mitomanëve dhe delirantëve italianë.”

 – “Pijani lëngun përgjimeve e pastaj villini prap nëpër ekrane e portale, për t’i bërë shqiptarët që t’ju vi për të vjellë.”

 – “Marrja dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët ditëve për klikime është turp që mishëron ata që e ushqejnë këtë qasje dhe që prirjen për tja bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet.”

 – “Ata që e luftojnë mafian shtrirë nëpër kolltuqe si derra të kënaqur dhe që mbajnë shqiptarët me orë natë për natë me dokrra e bëjnë ekspertët e luftës kundër krimit, janë më të korruptuar dhe inkriminuar se të gjithë ne së bashku.”

 – “Kjo është provë spektakolare e kandisjes së opozitës dhe medias.”

 – “Merrni letra nga dosje përgjimesh në Itali e hidhini këtu bëj çorap dynjanë me llafe.”

Në 8 vite qeverisje, Rama  është kritikuar vazhdimisht për gjuhën e tij agresive, kërcënuese dhe abuzive të përdorur kundër gazetarëve. Pavarësisht thirrjeve për të ndyshuar retorikën, si nga organizatat ndërkombëtare ashtu dhe ato vendore, Rama vazhdon në mënyrën e tij.

Exit News ka listuar dhe më parë një sërë fyerjesh me të cilat kryeministri Rama i është drejtuar gazetarëve që prej nëntorit 2017.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook