Lidhu me ne

Aktualitet

Cili ështe lajmi më i keq për shqiptarët, sot?

Cili ështe lajmi më i keq për shqiptarët, sot?

Nga Edi Oga

Jetojmë në një kohë të ngarkuar me lajme të këqia.

Jetojmë në një kohë ku lajmet e mira gati nuk përbëjnë më lajm.

Për arsye që nuk i shpjegojmë dot të gjitha, njerëzit kanë prirje të “konsumojnë” vetëm lajme të këqia. Edicionet informative në televizione e radio, portalet e lajmeve në internet, rrjetet sociale, të gjitha janë në garë të ethshme cili të na ngarkojë me lajmet më të këqia të mundshme. Sa më i keq, sa më i rëndë të jetë lajmi, aq më shumë vëmendje merr, aq më shumë debate hap dhe gjithmonë e më pak mundësi kemi t’i zgjidhim problemet që këto lajme ngërthejnë.

Përse predominon lajmi i keq? Sepse ai ka të bëjë me frikën. Frika është reagimi emocional njerëzor në përgjigje të diçkaje që paraqet rrezik.

Këtë ka kuptuar i pari dhe ka shtjelluar me detaje sociologu i madh Zygmunt Bauman.

Sipas tij, moderniteti supozohej të ishte periudha në historinë njerëzore kur frika që përshkonte jetën shoqërore në të kaluarën mund të lihej pas dhe qeniet njerëzore më në fund mund të merrnin kontrollin e jetës së tyre dhe të zbutnin forcat e pakontrolluara të botës shoqërore dhe natyrore. E megjithatë, në fillimin e shekullit njëzet e një, ne jetojmë përsëri në një kohë frike. Qoftë frika e katastrofave natyrore, frika e katastrofave mjedisore apo frika e sulmeve terroriste pa kriter, ne jetojmë sot në një gjendje ankthi të vazhdueshëm për rreziqet që mund të godasin pa paralajmërim dhe në çdo moment. Frika është emri që ne i japim pasigurisë sonë përpara rreziqeve që karakterizojnë epokën tonë të lëngshme moderne, për injorancën tonë për atë që është kërcënimi dhe paaftësinë tonë për të përcaktuar se çfarë mund dhe nuk mund të bëhet për t’iu kundërvënë asaj.

Përmes rrëfimit të tij të shkëlqyeshëm të frikës dhe anktheve që na rëndojnë sot, Bauman na paralajmëron për shkallën e detyrës me të cilën do të duhet të përballemi gjatë pjesës më të madhe të shekullit aktual nëse dëshirojmë që njerëzit tanë të shfaqen në fund të tij duke u ndjerë më të sigurt dhe me vetëbesim sesa ndiejmë në fillimet e tij.

Ndjesë për këtë pjesë të gjatë teorike. Le t’i japim përgjigje pyetjes-titull.

Cili është lajmi më i keq për shqiptarët sot?

Nuk është asnjë nga ato që gjeni në titujt kryesorë të gazetave apo në headlines të edicioneve informative. Nuk janë lajmet më të shpërndara nga portalet.

Është një lajm që ka kaluar pothuajse pa u vënë re dhe rrjedhimisht edhe pa u komentuar përsa i rëndësishëm është.

Është një statistikë.

Për herë të parë që nga nuk dihet se kur, numri i vdekjeve në Shqipëri është më i madh sesa ai i lindjeve!

Kjo është drama më e madhe kombëtare e imagjinueshme!

Shqiptarët jo vetëm po largohen nga ky vend, por edhe ne që kemi mbetur këtu, nuk po rigjenerohemi, nuk po shtohemi më natyralisht!

Ky është lajm i kobshëm!

Kjo do të thotë se kemi hyrë tashmë praktikisht në një rrugë pa kthim, në rrugën e pabesueshme të pakësimit deri në zhdukje të asaj kategorie njerëzore me emrin shqiptar!

A është kjo diçka e rastësishme apo e kërkuar dhe e planifikuar? Këtë le ta analizojnë sociologët, antropologët e kush më shumë di. Neve thjesht duhet të kthjellohemi dhe të dimë të lexojmë lajmet. Të dallojmë lajmet e këqija nga lajmet e rënda, si ky më lart.

Më thoni ju cili mund të jetë sot, një lajm më i keq se ky?!

Ah, edhe një gjë. Këtë hall të mënxyrshëm le ta zgjidhin politikanët! Prandaj i votojmë, që të na zgjidhin hallet dhe ky është halli më i madh që kemi sot!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix14 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar14 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar14 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport14 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar14 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet15 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix17 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix18 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Mix19 orë më herët

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për “Emilia Perez” – vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për...

Facebook