Lidhu me ne

Kryesore

Tellalli Erjon…

Veliaj mesazh Bashës: Harroje, sa të jem unë kryetar bashkie! Fal një nga  vilat që ke, pastaj eja apliko për vilën e 5-të! - Aktualitet

Mediat citojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Ejon Veliaj të jetë shprehur ndër të tjera se nuk do t’ia japë lejen për vilën e pestë kunatit të Lulzim Bashës.

S’keni bërë gjë për tërmetin tha! Dakord, deri tani ne kemi bërë 1000 shtëpi private dhe kanë filluar dhjetra pallate. Po ti çfarë bërë për tërmetin? Ai bëri 4 vila dhe kishte ardhur në Bashkinë e Tiranës të aplikonte për vilën e pestë. I thashë: Vetëm po vdiqa unë do të kalojë leja për vilën e pestë. Ik fal një nga ato që ke sepse kjo është një paturpësi dhe pacipësi e pashoqe. Fal një nga ato që ke, pastaj eja apliko për vilën e 5…Sa të jem unë kryetar bashkie nuk do të ketë vilë të pestë sepse çdo gjë ka një limit, ka një masë

Çfarë na mëson ky denoncim që të kujton mbledhjet e Frontit të Lagjes, mbledhje në të cilat ky demode pa karakter do të ishte në vendin e tij ideal?

Na mëson se kryetari i PD-së ka katër vila të cilat i ka ndërtuar kur ishte në krye të Bashkisë. Pra nuk paska fjetur edhe aq shumë. Vila të cilat partia e z. Veliaj nuk i ka zënë në gojë përgjatë këtyre kohëve për arsye ndoshta se nuk ka patur kohë pse i është përveshur punëve për përparimin e Shqipërisë.

Tjetër çfarë mësojmë? Mësojmë se Erjon Veliaj mendon se mund të japë realisht leje për vila.

Tani kur sheh Bang Bangun arrin e beson se çdo gjë është e mundshme. Ky është lezeti i të qenit fëmijë. Mirëpo realiteti është disi më ndryshe. Veliaj është tellalli që bën zham zham rrugëve për të baltosur e bindur berihanë për lajmet që ia thonë. Jo vetëm. Por edhe lajmet që mendon se i bëjnë punë shefit të tij. Përndryshe thuajse të gjithë e dinë se Veliaj nuk ka në dorë të japë leje, as për kulla, as për vila, as për prishje Teatrosh apo ndërtim sheshesh. Ai atë leje e merr me iradenë e Edit të Kryeministrisë që ia heq kur do. Siç bëri p.sh, për të kujtuar këdo se është ai kokoshi i farës në atë qymez kuqalashësh, kur e urdhëronte Lali Erin të lyente muret me bojë në pallatet e dëmtuara nga tërmeti.

Ndaj Tellali Erjon le të vazhdojë të kujtojë se është gjeneral, madje le t’i kushtojnë atij edhe skriptin e mbrëmjes, sepse askush nuk ka iluzione se ky kapter i hardallosur i socialistëve ka me të vërtetë gjë në dorë. Pa folur për faktin se po e luan rolin e drejtuesit politik për kryeqytetin si zelltar i Kontrollit Punëtor. Pa folur pastaj për fatkeqësinë se ky na qenka I ZGJEDHUR!!! / Respublica.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Seks për herë të parë? Ja çfarë duhet të dish!

Nëse po mendon të bësh seks për herë të parë, është krejtësisht normale të ndihesh pak nervoz/e, por edhe i/e...

Mix2 orë më herët

Çfarë thoshte dikur Parashqevi Simaku për ish burrin, Robertin, mbiemrin e të cilit e mban akoma

Në historinë e ditëve të fundit të Parashqevi Simakut ka dalë në skenë edhe ish bashkëshorti i saj amerikan që...

Mix2 orë më herët

Google zbulon termat më të kërkuar për vitin 2024

Sipas raportit të Vitit nga Google, bota po shfletonte në internet për lajme rreth zgjedhjeve në SHBA, versionet më të...

Kryesore2 orë më herët

Berisha: Në rikthimin e tretë timin mundësojmë vajtjen pa viza në SHBA e anëtarësim në BE

Kreu i PD-së Berisha ka premtuar se nën qeverisjen e tij do mundësohet vajtja pa viza në SHBA si dhe...

Radar3 orë më herët

VIDEO/ Gjendet Parashqevi Simaku: Do qëndrojë 3 javë në hotel, pastaj do vendosë bashkë me familjarët

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me...

Radar2 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore3 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Facebook