Kryesore
Mediu: Bashkimi i opozitës nuk duhet bërë si raport pazaresh
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i pranishëm në një takim në qytetin e Shkodrës, ku prezantoi kandidatët e subjektit që drejton për këtë qark.
Mediu tha përpara gazetarëve se për të është shumë e rëndësishme që të bashkohet vota e opozitës ndaj Ramës, por jo që kjo gjë të bëhet në formë pazaresh.
“PR sot do të zyrtarizojë propozimet e degës së Shkodrës. Për mua është e rëndësishme të bashkohen votat. Ato i bashkojnë njerëzit që punojnë. Duhet të vlerësohet pesha elektorale e çdo subjekti. PR ka pasur një marrëdhënie specifike me PD, nuk duhet të ndajmë parcela, por të fitojmë së bashku në interes të Shqipërisë dhe të bashkojmë shqiptarët kur të bashkojmë dhe veten.
Ne po presim një përgjigje nga Partia Demokratike. Interesi ynë është bashkimi i opozitës. Edi Rama e bëri kodin me qëllimin që opozita të jetë e përçarë. Dhe duhet që këtë bashkim të mos e bëjmë si në raport pazaresh. Unë jam i disponueshëm të shkoj kudo në të gjitha qarqet e Shqipërisë”, tha Mediu.